Home » Lajme, Vendore » PVD, LPD dhe UDSH: K U M T E S Ë

PVD, LPD dhe UDSH: K U M T E S Ë

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – PVD

LËVIZAJ E PROGRESIT DEMOKRATIK – LPD

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE – UDSH

 

 

K U M T E S Ë

 

Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në Bujanoc që grumbullojnë 18 këshilltar në Asamblen Komunale në Bujanoc dënojnë ashpër kërcënimet ndaj tëredaksisë së revistës “NACIONALI” , nga militanti i Partisë Demokratike në Bujanoc, gazetari i RTV Bujanoci – Mukarrem Ameti, duke konsideruar si akte të ulëta dhe të shëmtuara.

Me këtë rast konsideromë se po dhunohet media, profesionalizmi, etika gazetareske dhe fjala e lirë si pararoje të një shoqërie demokratike dhe pluraliste e cila është garantuar me ligje dhe konventa ndërkombëtare si Konventës Evropiane nenin 10 thotë që: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të krijuar mendime dhe për të marrë e përhapur informacion dhe ide pa ndërhyrje nga autoriteti publik dhe pavarësisht nga kufijtë”

Duke konsideruar se Bujanocit më shumë se kurrë I nevojiten gazetar dhe media të lira të cilat mund të avancojnë në informimin objektiv,
kërkojmëdhënien fund të çfarëdo presioni, të çfarëdo natyre, mbi çfarëdo medie e që kanë për qëllim deformimin e politikave redaktuese, do të jetë e papranueshme dhe si të tilla i konsideroj si të dëmshme.

Akti i djeshëm i “gazetarit të RTV Bujanocit, Mukarrem Ameti që ka kërcënuar kryeredaktorin e Revistës “NACIONALI, Baki Rexhepin, në emër të kryetarit të sapozgjedhur të komunës së Buajnocit – Nagip Arifi, lidhur me artikullin e botuar në nr. 50 të revistës, me titull “Nagip Arifi bëhet kryetar…”, në të cilën janë paraqitur fotografit e Nagip Arifit ( e marrë nga interneti), Stojanqa Arsiqit – zëvendës kryetar i komunës si dhe fotografia e Hajredin Hydes- kryetar i sapo zgjedhur i Kuvendit Komunal në Bujanoc” është ndërhyrje flagrante dhe papërgjegjësi totale.

*Shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj sjellje jo profesionale dhe mbrojtjen e fjalës së lirë të cilën me çdo kusht tentohet të ngulfatet dhe
kërkojmë që këto praktika të ndërpriten menjëherë.***

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch