Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD në Bujanoc ka siguruar 9 ulëse në Kuvendin Komunal dhe njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit

PVD në Bujanoc ka siguruar 9 ulëse në Kuvendin Komunal dhe njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK  

DEGA NË BUJANOC

K U M T E S Ë  PËR  OPINION

 

Kryesia e Degës duke shqyrtuar zgjedhjet e dielës së 6 majit  dhe rezultatet e marra nga Komisioni lokal zgjedhorë, konsideron të rëndësishëm faktin që ka ruajtur 4 mijë votues në krahasim me 5400 sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2008 dhe me këtë ka siguruar 9 ulëse në Kuvendin Komunal..

Kryesia e Degës së PVD-së konsideron se rezultati i zgjedhjeve, si pjesë e procesit demokratik, pavarësisht parregullsive të evidentuara, deklaron se njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit.

Me këtë rast, Kryesia, duke dëshiruar ruajtjen e mirëqenies dhe stabilitetit në këtë komunë, shpreson në konstituimin sa më të shpejtë të organeve të reja lokale të cilat duhet të reflektojnë stabilitet dhe prosperitet për komunën e Bujanocit.

Partia për Veprim Demokratik – Dega në Bujanoc,  faleminderon të gjithë përkrahësit dhe simpatizuesit e këtij subjekti politik në mbështetjen e pa rezervë dhe për një fushatë parazgjedhore dinjitoze evropiane. Me këtë rast PVD konsideron të rëndësishme vetëpërmbajtjen e aktivistëve dhe simpatizantëve tanë që, përkundër provokimeve të shumta,  në asnjë moment nuk  ka lejuar të ndodhë asnjë incident.

PVD shpreh krenarinë me anëtarësinë e vet dinjitoze dhe i garanton asaj, se lufta politike për realizimin e Programit të PVD-së dhe aspiratave të shqiptarëve të Bujanocit do të vazhdojë pavarësisht kombinatorikës që mund të na sjellin koalicionet e ardhshme.

 

Bujanoc. 10.05.2012

Kryesia   e  Degës

2 Responses

  1. Aga nga Ternoci thotë:

    I njehë rrezultatet e zgjegjjeve edhe bile pak të dokët, pse cka ki me bo tjetër, ky është vullneti i popullit e jo i kafenes…

  2. veseli thotë:

    Përshëndes kryesinë ,,PVD,, ndoshta dot ishin në malësi rezultatet edhe më bindëse po mostë ishin do aktivist sepse ka kalue koha e dysave përshendes kryetarin që nuk e gjet të udhes të pranoj proqesin e nendeges së ,,udsh,,që ju bashkue ,,pvd,, dhe të jav jap përgjrgjësit që i kërkuan kjo nënëdegë.Po mostë ishim ne shum pak vota dotë kishit ju edini masë miri por ne u munduam dham atomine fundit që tëkem një rezultat sa ma të mirë ne dot jem besnik nuk dim të tradhtojm e nevena kanë tradhtue shum por sja kanpa hajrin pobinden tash se ne kem ndikim në dy bashkësitlokale edhe në Muhoc edhe në Zarbincë ju përshendes shum nga malësijajuve kryetar dhe dysa aktivist qe ikishe shum te vishem arsimtari Vesel
    Muhoc SIDOMOS PËRSHEBDES Z.RAGMIN Z. ENISIN, BURIMIN ETJ.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch