Home » Lajme, Vendore » PVD: Nga paaftësia e Shqiprim Arifit Komuna e Preshevës ka humbur afër 100.000 Euro

PVD: Nga paaftësia e Shqiprim Arifit Komuna e Preshevës ka humbur afër 100.000 Euro

Partia për Veprim Demokratik reagon pas humbjes së 12 milion dinarëve nga buxheti i Komunës së Preshevës të cilat i janë bartur nga Trupi Koordinues, Komunës së Bujanocit

Komunikata e plotë e PVD-së:

HUMBJA E 100.000 EUROVE NGA SHQIPRIM ARIFI PËR PRESHEVËN, DËSHMI SE AI DUHET TË NDËSHKOHET NGA VOTA E QYTETARËVE

Shqiprim Arifi sapo ia ka humbur afër 12 milion dinarë (100.000 Euro) komunës së Preshevës nga mjetet e ndara të Trupit Koordinues.
Si pasojë e mungesës së realizimit të projekteve nga Shqiprim Arifi, Trupi Koordinues ia ka bartur komunës së Bujanocit mjetet që ishin ndarë paraprakisht për komunën e Preshevës.
Kësisoj, qytetarët e Preshevës janë dëmtuar nga paaftësia e Shqiprim Arifit për të menaxhuar me projektet kapitale, edhe pse mjetet ishin siguruar.
Udhëheqja e procedurave të parregullta të prokurimit publik dhe tendenca për t’i pasuruar bashkëpunëtorët partiak me realizimin e punëve infrastrukturore, ka bërë që komuna e Preshevës të ngecë dukshëm në realizimin e projekteve për qytetarët.
Humbja e këtyre 100.000 eurove është edhe një dëshmi sesa më shumë qeverisë Shqiprim Arifi, aq më shumë humbin qytetarët e komunës së Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch