Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD para ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë, përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 majit

PVD para ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë, përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 majit

Partia Për Veprim  Demokratik gjatë orëve të pasdites së sotme në mënyrë solemne përpara ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë, përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 majit. Tubimi i sotëm u hap me intonimin e himnit kombëtarë e që  më pas moderatorët bënë hapjen e programit me prezantimin e 38 kandidatëve potencial për këshilltarë që u krijuar ambient festiv me prezencën e një numri të madh simpatizuesish e përkrahës të kësaj partie.  Atmosferën festive e bëri më madhështore vetë prezenca e këngëtarëve më eminent të estradës kosovare Sabri Fejzullahu dhe Ryva Azizi . Ndërsa para të pranishmëve kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri foli për rezultatet e arritura të këtij institucioni që sot funksionin me mbështetjen e PVD-së. Më pas nënkryetari i Medvegjës Fehmi Beha tha se PVD është parti e vetme e cila korri suksese të ndryshme.  Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit e kryetar i degës së PVD-së elaboroi me disa fjalë periudhën e sukseseve të  PVD- së që nga themelimi i saj e deri më sot si parti më e fuqishme në rajon, që u  garantoi fitore vetëm duke rrethuar numrin 6 dhe atë 15.  Në një atmosferë jo të zakontë festive, të entuziazmuar dhe me brohoritje PVD e Riza Halimi  para qytetarëve e  simpatizantëve të Partisë për Veprim Demokratik  në qendër të qytetit të Preshevës foli Lideri i parë i Luginës njëherit edhe kryetari këtij subjekti politik i  potencoi se tani më dihet më 6 maj  ka ardhur koha për ndryshime pozitive që po e dëshmoni ju sot me vetë prezencën tuaj. Simpatizuesit u shpërndan të qetë me thirrjen duke rrethuar numrin 6 për zgjedhje lokale dhe atë 15 për parlamentare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch