Home » Lajme, PVD » PVD: Pushteti lokal i Preshevës keqpërdori ndihmat humanitare në kohën e pandemisë

PVD: Pushteti lokal i Preshevës keqpërdori ndihmat humanitare në kohën e pandemisë

Më datë 9 prill të këtij viti, përmes Kërkesës drejtuar Fondit për Qëllime Humanitare kërkuam që të njejtit të na njoftojnë me përmbajtjen e paketave të cilat ishin shpërndarë gjatë kohës së pandemisë me COVID 19 (foto nr.1). Kjo sepse kishim dyshime të bazuara se nga shpërndarja e këtyre ndihmave, ky institucion, ashtu siç para zgjedhjeve të vitit 2017, edhe kësaj here po keqpërdoret për qëllime elektorale të Alternativës për Ndryshime.

Deri më 24 shtator, gjegjësisht pas 5 muaj e gjysëm, edhe atë të detyruar nga autoriteti shtetërorë për qasje në informacione të rëndësisë publike, sekretari i Fondit për Qëllime Humanitare kthen përgjigje me shkrim këshilltarit të PVD-së (foto nr.2).

Vet vonesa e mos dhënies së llogarisë nga Fondi, ngriti dyshime edhe më të mëdha për keqpërdorime gjatë shpërndarjes së këtyre pakove, edhe pse në kohën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, APN krenohej që qytetarëve në nevojë po u del në ndihmë në kohë pandemie, duke publikuar edhe fotografi të pakove (foto nr.4).

Në këtë përgjigje të Fondit për qëllime Humanitare sqaron se janë shpërndarë 250 pako ushqimore, si dhe rradhit produktet që përmbanë një pako. Sipas të njejtit, një pako me produktet e shënuara në këtë përgjigje ka koston e 3.324,oo dinarëve. Mirëpo, të njejtat produkte në përllogaritjen e një shitore në komunë të Preshevës kapin vlerën e 1.900,oo dinarëve (foto nr.3). Praktikisht, në çdo pako është keqpërdorur shuma prej 1.424,00 dinarëve. Kur këtë shumë të mjeteve e shumëzon me 250 (aq pako sa janë shpërndarë) i bie që janë kepërdorur 356.000,oo dinarë / 3.000 Euro!

Përveç këtyre shënimeve, në Kërkesë kishim kërkuar që të na dorëzohet edhe Procesverbali i protokoluar, por që edhe pas kësaj na u kthye pa protokol (foto nr.5).

Fondi për Qëllime Humanitare, po mos të ishte presioni dhe detyrimi nga autoritetet shtetërore, edhe sot e kësaj dite nuk do të na kishte ofruar informacione për pyetjet e ngritura në Kërkesën e drejtuar të para 5 muajve. Përveç se e tmerrshme, është e turpshme që në kohë pandemie, të keqpërdoren mjete edhe te rastet e nevojtarëve të komunës së Preshevës.

Prandaj, me këtë mund ta shohin të gjithë që ky pushtet kur është në gjendje të keqpërdorë edhe tek shtresa më e varfër e qytetarëve, paramendoni çka është në gjendje të bëjë në të tjera raste!

Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch