Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD – SQARIM LIDHUR ME MANIPULIMET E KRYETARIT TË DHUNSHËM

PVD – SQARIM LIDHUR ME MANIPULIMET E KRYETARIT TË DHUNSHËM

Pas aktualizimit të Planit Aksional lokal të aprovuar në dhjetorin e vitit të kaluar vetëm nga 7 anëtarët e Alternativës për Ndryshim në Këshillin komunal të Preshevës, kryetari i organit të dhunshëm këto ditë po mundohet t’a relativizoj këtë veprim të dëmshëm që rrezikojnë interesat jetësore të Shqiptarëve në këtë komunë.
Duke i parë reagimet e ashpra të opinionit lidhur me këtë Plan diskriminues kryetari i dhunshëm po tenton të shfajësohet me anë të dezinformatave se ai kinse ka nënshkruar një variant tjetër të përmirësuar të këtij Plani.
Mirëpo, e vërteta e vrazhdë është se opinionit iu ka bërë i njohur pikërisht verzioni i Planit Aksional lokal për avansimin e pozitës së migrantëve në Preshevë, që kryetari i atëhershëm i komunës e aktualisht kryetari i dhunshëm me nënshkrimin e tij ia kishte paraqitur kryetares së atëhershme të Kuvendit për procedim dhe aprovim në Kuvend.
Pra ndryshime dhe plotësime të këtij dokumenti nuk ekzistojnë, sepse pas aprovimit në mbledhjen e 30 dhjetorit të vitit të kaluar në Këshill komunal nuk ka pasur shqyrtim tjetër në asnjë organ kompetent të pushtetit lokal në Preshevë lidhur me këtë çështje.
Në këtë rast gabim edhe më i madh lidhur me këtë problematikë shumë të ndieshme u bë kur ky dokument pa aprovim të Kuvendit iu dërgua organeve shtetërore me nënshkrim të kryetarit të atëhershëm të komunës, Shqiprim Arifit.
Preshevë, 23.11.2017
Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch