Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD zgjedh kryetarin e ri, Shaip Kamberin

PVD zgjedh kryetarin e ri, Shaip Kamberin

Në kuvendin zgjedhor të Partisë për Veprim Demokratik, mbi 300 delegat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, finalizuan zgjedhjet mbrenda PVD-së. Fillimisht fjalën e mori Kryetari i deritashëm i PVD-së, z.Riza Halimi i cili përshkroi rrugën dhe sfidat të cilat kaloi PVD që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Misioni ynë ishte dhe vazhdon të mbetet ruajtja e substancës kombëtare shqiptare në trojet e veta në Luginën e Preshevës, shtoi më tej z. Halimi.
Edhe Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani përshëndeti Kuvendin zgjedhor e cila në fjalimin e saj u përqëndrua në asfidat e aktualitetit politik në të cilën po kalon PVD dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Më pas me vota unanime të delegatëve të pranishëm u votuan organet e PVD-së dhe Kryetari i ri i PVD-së z.Shaip Kamberi, i cili ndër të tjera deklaroi se ishte kënaqësi të punoje dhe veproje së bashku me Riza Halimin të cilin e quajti mësues politik. Ai më tej shtoi se të udhëheqësh me PVD-në pas liderit historik të shqiptarëve, Riza Halimi, do të jetë sfidë në vete.

 
Partia për Veprim Demokratik nën udhëheqjen e Riza Halimit që nga fillimi ishte partia më e madhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sikur se në fillim, edhe sot Riza Halimi e le PVD-në edhe më tutje subjekti më i fortë dhe më i madh i shqiptarëve të kësaj ane.
https://www.facebook.com/rtvpresheva/videos/1130281563818313

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch