Home » Lajme, Vendore » Qarkullimi ekonomik Kosovë –Shqipëri- Serbi me lehtësira përmes Bujanocit

Qarkullimi ekonomik Kosovë –Shqipëri- Serbi me lehtësira përmes Bujanocit

Komuna e BujanocitStema e Bujanocit1

Kabineti i kryetarit të komunës

Informatë për media

 

Qarkullimi ekonomik  Kosovë –Shqipëri- Serbi me lehtësira përmes Bujanocit

 

Oda Ekonomike e Sërbisë përmes qendrës së saj rajonale për Rrethinin e Pçinjës dhe Jabllanicës ka vendosur të hap zyren e saj edhe në Bujanoc.

Ky vendim është produkt i një takimi të zhvilluar sot në Bujanoc midis kryetarit të Odës ekonomike rajonale të rrethit të Jabllanicë dhe Pçinjës, Goran Joviq, dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe kordinatorit të Zyres Lokale për Zhvillim Ekonomik, Nexhat Behluli.

Oda Ekonomike e  Serbisë me përfaqësinë  e saj në rrethet e Pçinjës dhe Jabllanicës ka shfaqur interesimin që përmes zyres ndërlidhëse në Bujanoc, përveç se të jetë më pranë bizneseve të kësaj komune dhe asaj të Preshevës, njëkohësisht ti shfrytëzoj edhe benificionet që ofron Memorandumi i bashkëpunimit midis komunës së Bujanocit,Odës Ekonomike të Kosovës,Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore dhe Dhomës të Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Kryetari Arifi dhe kordinatori Behluli kanë njoftuar drejtuesin rajonal të Odës Ekonomike të Serbisë me lehtësirat që ofron bashkëpunimi me O.K.K. DH.T.I.T dhe O.E.M.V.P, i cili funksionon për dy vjet.

Meqë biznesi dhe ekonomia nuk njohin kufi çdo bashkëpunim në këtë drejtim, i cili do të ishte i ndërsjelltë për të dyja vendet, në radhë të parë shkon në interes të qytetarëve, si klientë potencial të produkteve të ndryshme, u tha në këtë takim.

“ Bujanoci që prej kohësh e kishte nuhatur se bashkëpunimi ndërkufitar me Kosovën,Shqipërinë dhe Maqedoninë në lëminë e ekonomisë është i patjetërsueshëm “, u shpreh gjatë takimit kryetari Arifi.

“ Pasi që komuna jonë ndodhet edhe në udhëkryqin që na lidh me këto vende, ky vendim yni i marrë para dy vjetësh ishte i qëlluar dhe në kohën e duhur ”, ka thënë ndër të tjera Arifi.

Duke i patur parasysh lehtësirat që posedon komuna e Bujanocit në drejtim të këmbimeve ekonomike me Kosovën, drejtuesit rajonal të Odës Ekonomike të Serbisë shfaqën shpresën se me hapjen e zyres ndërlidhëse në Bujanoc dalngadal mund të liberalizohet qarkullimi ekonomik midis këtyre shteteve.

Përndryshe, komuna e Bujanocit përveç se me Odën Ekonomike të Kosovës, Memorandum basghkëpunimi ka firmosur edhe me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë.

Bujanoc: 19.02.2014

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch