Home » Lajme » Qasje: ÇOHU! BOLL MO!

Qasje: ÇOHU! BOLL MO!

Janë dy slogane, të cilat përdoren shpesh nëpër protestat e shqiptarëve, kudo që ndodhen ato, por të cilat shpesh keqpërdoren për poena të lirë politikë e në Kosovën Lindore, madje edhe për përfitime materiale.

Nga Tërnoci PRESS

Dy protesta gjithë popullore u mbajtën në Kosovën Lindore, me moton: “Stop diskriminimit”, në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të lirë të simboleve kombëtare etj.

Nëpër këto protesta më së shumti ranë në sy sloganet: ÇOHU! BOLL MO! I pari slogan i drejtohej klasës politike shqiptare, që të zgjohet e që të çohet nga kllapia pushtetare, kurse slogani i dytë qeveritarëve serbë se mjaft u bë me politikën diskriminues që ndërmarrin ata kundër shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Gjithkund në botë opozita zgjohet në protesta kundër pozitën. Në Kosovën Lindore ndodh diçka e pazakontë. Pozita ngritet kundër pozitës. Për t’i ikur kësaj dukurie sa naive aq edhe të pakuptimtë, këto protesta nuk u lejuan të drejtohen nga Këshilli Nacional e as nga subjektet politike, por e ftuan një seancë të përbashkët nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bile, pushtetarët shqiptarë në këto protesta as që e morën fjalën, me arsyetimin se nuk po dëshirojnë që protestave t’ju japin ngjyrime partiake.

Aktivizimi i kryesisë së tre kuvendeve shqiptare, në njëfarë mënyre jep me kuptuar se punën në Këshillin Nacional nuk janë duke shkuar krejt OK. Ky Këshill prej themelimit e deri tashti vetëm dy gjëra i ka bërë jo me gabim, por me qëllim: e mbylli revistën javore “Perspektiva” dhe e promovoi Abetaren pa identitet.

Këto kinse gabime Këshilli Nacional i ka bërë në koordinim me Trupin Koordinues dhe Qeverinë e Beogradit, të cilët edhe e financojnë për punën që bënë. Këshilli për këto gabime ka fituar nga këto institucione të larta shtetërore serbe jo më pak se  16 milion e 700 mijë dinë në emër të pakicës shqiptare në Serbi dhe 3 milion e dyqind mijë din në emër të informimit shqip të Kosovës Lindore.

Pse protestat shqiptare nuk po japin rezultate?!

Nuk japin se ato nuk kanë ndonjë strategji, se çfarë pas protestave, nuk mjafton vetëm një zhurmë e pastaj të shkrihen në vetkënaqësi.

Beogradi në njëfarë mënyre edhe po i përkrahi këto protesta, si të arsyeshme për qytetarët e saj shqiptarë, të cilët kërkojnë avancimin e arsimit shqip dhe rregullimin me ligj të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe simbolit kombëtar.

Spektri politik shqiptar dhe Shoqata e dalë nga Lufta e UÇPMB-së, nuk duhet të hesht para një Këshilli Nacional, me dy gjysma partish, për të marrë para, pëlqime e vendime në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Pavarësisht nga qëndrimet e pushtetit lokal në Preshevë, se nuk do t’i binden vendimeve të një Këshilli Nacional, ai, mjerisht me ndihmën e kumbarës së tij Riza Halimi, deputet jolegjitim në Parlamentin e Serbisë, po e luajnë lojën e vet për t’i bërë shqiptarët pikë e pesë si dhe për ta krijuar një imazh të keq për shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët asnjëherë si tashti nuk e ulën kokën për të gjitha ato që po ndodhin në këtë rajon.

Përkundër injorimit të Këshillit Nacional, ai, në heshtje vazhdon të jep pëlqime për regjistrimin e studentëve, të jap pëlqime për kuadrot kadrovike, projekte dhe të thith para në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Për t’i thënë “Stop!” e “Boll mo!”, këtyre dukurive negative që prodhon ky Këshill Nacional, subjektet politike shqiptare të Kosovës Lindore, duhet sa më parë të kërkojnë shpartallimin e këtij Këshilli, tërheqjen e Abetares pa identitet nga shkollat shqipe, ashtu siç po veprohet në Sanxhak e në Maqedoni me rastin e enciklopedisë antishqiptare.

A person’s sexuality can be complex and driven by http://spying.ninja hormones and maturation

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch