Home » Opinione » Qasje: IKU KARAXHORGJE – ERDHI SKËNDERBEU!

Qasje: IKU KARAXHORGJE – ERDHI SKËNDERBEU!

Seanca e parë e këtij viti e Kuvendit Komunal në Bujanoc, shkaktoi një varg reagimesh dhe replikash nga këshilltarët serbë, të cilët nuk lejonin ndërrimin e emrave të rrugëve dhe shesheve të trashëguara nga e kaluara udhëheqëse e kësaj komune.

Pavarësisht, bojkotit të këshilltarëve serbë me largim nga salla 17 rrugëve e sheshit të Bujanocit, iu ndërruan emrat, duke u zëvendësuar ato me emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

Largimin e këshilltarëve serbë nga koalicioni qeverisës i Komunës së Bujanocit, qarqe të ndryshme nga Beogradi e vlerësuan si fundi e Bujanocit nga ç’ishte dikur, multietnik-qeverisës.

Vlen të theksohet se iniciativën për ndërrimin e  emrave të rrugëve  e shesheve, kohë më parë, e kishte marrë Partia Demokratike, një subjekt i ri i dalë nga Partia për Veprim Demokratik.

Gjithashtu, nuk duhet harruar se gjysma e parë e qeverisjes lokale në Bujanoc, pas zgjedhjeve të majit të vitit 2008, udhëhiqej vetëm nga shqiptarët, kurse më vonë me presionet e Beogradi shqiptarët u detyruan të lëshojnë pe në kyçjen e serbëve lokal në mënyrë që kthehen donacionet për zhvillimin e ekonomik të vendit.

Këto lëvizje po bëhen dy muaj para se të zhvillohen zgjedhjet e reja lokale e dhe parlamentare.

Emrat aktual serbë të përbërë nga: Car Llazarit, Perandoresha Milica Misiç, Vojvode Stepe, Radomira Putnika, Dimitrija Tucoviq, Dositeja Obradoviqa, Svetozara Markoviqa dhe disa emra të tjerë ia lëshuan vendin emrave të personaliteve të shquara shqiptare si:  Skënderbeu, Rexhep Hasani, Lam Breznica, Naim dhe Sami Frashëri, Idriz Seferi dhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë dhe luftëtarë. Rruga do të marrë emrin e  Fatmir Ibishit.

Sheshi qendror i qytetit të Bujanocit, i cili tani mban emrin Karaxhorgje Petroviq, do të zëvendësohet me emrin Sheshi Skënderbeu. Këtë emërtim e mban edhe një rrugë në mes të Beogradit dhe askujt nuk ia vret syrin.

Vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, do ta shqyrtoj komisioni përkatës i Ministria për punë drejtuese, udhëheqja komunale, të drejtat e pakicave dhe njerëzore.

Serbët lokal të Bujanocit një hap të tillë e shohin si një humbje të politikës multietnike të unitetit dhe fillimit të një përshkallëzim të ri të tashmë të brishta ndëretnike.

Komuna e  Preshevës me 95 për qind shqiptarë akoma mbajnë emrat e rrugëve me personalitete nga kultura serbe dhe ajo komuniste.

 

Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët në këtë vit të zgjedhjeve lokale e parlamentare. Ethet e zgjedhjeve veç kanë filluar me ethet e acarit të dimrit.

 

Nga Tërnoci PRESS

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch