Home » Lajme » Qasje: KUR PAKICA SUNDON SHUMICËN ?!

Qasje: KUR PAKICA SUNDON SHUMICËN ?!

 

Një delegacion joformal nga Komuna e Bujanocit, gjatë ditës së premte të 8 korrikut, inspektoi për të mos thënë vizitoi punimet rreth ndërtimit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Lagjen e Strukarëve në Tërnoc.

Ky delegacion i përbërë kryesisht nga gjysma e Degës së Partisë për Veprim Demokratik, gjysma e së cilës ka kaluar në Partisë e re Demokratike dhe gjysma në Këshillin Nacional , i cili dita – ditës po stërkeqet si bishti i hardhucës.

Kjo vizitë e Partisë gjysmake dhe Këshillit po ashtu gjysmak, të kujton kohën e periudhës komuniste kur pakica sundonte shumicë. Dega e PVD-së në Bujanoc është pakicë në qeverisjen lokale, pakicë në Këshillin Nacional, gjithkund pakicë e gjithnjë pak e më pak.

Por, ja që pakica PVD, në pushtet po mbahet me paterica. Dy patericat e partnerëve të koalicionit Grupimi i qytetarëve serbë të dr. Stojança Arsiqit dhe LPD-ja e Jonuz Musliut, pa harruar edhe shkopin e pleqërisë së Këshillit Nacional të demoduar jo legjitim.

 

Dega e PVD-së pas ndarjes së saj në PD, karshi partive të tjera ka ngelur pakicë, por kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, po e vazhdon udhëheqjen në stilin tërhiq e mos këput. Loja e tij me poena të lirë politikë, vazhdon duke kremtuar humbjet si në monizëm, rasti konkret vizita në ndërtimin e shkollës së re në Tërnoc etj.

Në mars të këtij viti, ka filluar  ndërtimi i Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Lagjen e Strukarëve në Tërnoc të Bujanocit, projekt ky i cili do të kushtoj mbi një milion euro dhe financohet nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar “ TIKA”, nga Ambasada e Turqisë ne Beograd dhe Komuna e Bujanocit.

Ndërtimin e objektit e ka marrë Kompania “Vlora Com” nga Presheva, e jo kompanitë vendore nga Bujanoci, të cilat me një peticion reaguan ndaj kryetarit të komunës Shaip Kamberi, i cili pa u hamendur topin ia hodhi kompanisë turke “Tika”, e cila na paska vendosur vetë për tenderin!

Si do që të jetë deri tani 75 për qind e punëve rreth ndërtimit të shkollës së re janë kryer, sipas dinamikës së paraparë, duke u ndarë të kënaqur së pari kryetari i komunës, pastaj punëmarrësi e një kompani tjetër nga e cila është marrë materiali ndërtimor.

Askush nga kryesorët dhe anësorët nuk është në vaj, projekt, i cili i ka  kënaqur të gjithë nga pak. Por, një është e qartë se deri në fund të mandatit të këtij pushteti ka mbetur diçka më shumë se gjysmë viti. Le të punohet me dinamikë të shtuar, në mënyrë që shiritat e inaugurimit të bëhen në këtë mandate se nuk i dihet çfarë moti do të mbahet vitin e ardhshëm.

Nga Tërnoci PRESS

With some fresh cucumbers, kids can experiment with different http://www.writemypaper4me.org/ ingredients, practice patience as they pickle, and feel that I made this accomplishment from every crispy bite enjoyed by friends and family

One Response

  1. fehmi thotë:

    Po çka nëse me të vërtetë ka vendosur TIKA dhe çfarë të keqe ka nëse tenderi ka qenë i rregullt dhe iu ka dhënë një firme që e ka merituar. Pse nuk verifikohen këto dyshime por lihen pezull sikur me dashje. Ne si qytetar nuk kemi nevoj që mediat të na lajthisin, se këtë e bëjnë politikanët, por ta t’i shkoni të vërtetës deri në fund.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch