Home » Lajme » Qasje: Lëkundjet e skenës politike në Kosovën Lindore – SHPARTALLIMI I KËSHILLIT NACIONAL

Qasje: Lëkundjet e skenës politike në Kosovën Lindore – SHPARTALLIMI I KËSHILLIT NACIONAL

Formimi i partisë së re me emrin Partia Demokratike, në Bujanoc, nuk do të thotë se i ka ardhur “soni” partisë më të madhe, më të vjetër, më të shtrirë në rajonin e Kosovës Lindore, Partisë për Veprim Demokratik, por edhe pjellës së saj Këshillit Nacional.

 

Si mund të qëndroj mbi dy këmbë një Këshill Nacional, i cili edh ashtu ka qëndruar mbi një këmbë e gjysmë. E tashti me ndarjen në dysh të Degës së PVD-së në Bujanoc, ky Këshill, mund të ec vetëm në gjunjë deri sa të zbythet tërësisht.

 

Por, nuk e ka dert udhëheqja gjysmake e Këshillit Nacional, që nesër të shuhet si fluskë sapuni, ajo thjesht u formua sa për t’i fituar 16 milion e 700 mijë dinë në emër të pakicës shqiptare në Serbi dhe 3 milion e dyqind mijë din në emër të informimit shqip të Kosovës Lindore.

 

Spektri politik shqiptar, i cili me këtë parti të re ka arritur në numrin 8 të partive politike si dhe Shoqata e dalura nga Lufta e UCPMB-së, nuk duhet të hesht para një Këshilli Nacional, me dy gjysma partish, për të marrë para, pëlqime e vendime në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

 

Pavarësisht nga qëndrimet e pushtetit lokal në Preshevë, se nuk do t’i binden vendimeve të një Këshilli Nacional, çfarë është ky i Riza Halimit, deputet jolegjitim në Parlamentin e Serbisë, kjo krijesë artificiale vazhdon me veprime të mbështetura financiarisht nga Beogradi dhe me mbështetje morale nga disa ambasada e organizata ndërkombëtare.

 

Përkundër injorimit të Këshillit Nacional, ai, vazhdon të jep pëlqime për regjistrimin e studentëve në Universitet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, pastaj të jap pëlqime për kuadrot kadrovike dhe projekte që bëhen në emër të shqiptarëve të këtij rajoni.

 

Për t’i thënë stop, këtyre dukurive negative që prodhon ky Këshill Nacional, subjektet politike shqiptare të Kosovës Lindore, duhet të kërkojnë shpartallimit të këtij Këshilli ashtu siç po veprohet në Sanxhak.

 

Nuk mund të flas në emër të shqiptarëve një Këshill Nacional gjysmak e aq më tepër të marrë vendime kapitale, kur si i tillë nuk ia vlen të paraqitet fare. Shikoni Ju lutem kush qëndron në kryesinë  e këtij Këshilli dhe çfarë aktivitetesh bëhen në kuadër të tij, pastaj do të shihni mjerimin e një klase politike e cila për t’i bërë qare vetit nuk zgjedh mjete e mënyra në jetë për tu treguar edhe aty ku nuk e ka vendin.

 

E nesërmja do të tregoj shumë shpejt kush ishte ky Këshill dhe kush ishin ata që me shantazhe e obstruksione u ngjiten në majën e tij.

 

Shkëlqimi dhe mjerimi i këtij Këshilli Nacional do të vijë shumë shpejt, të jeni më  se të bindur.

Nga Tërnoci PRESS

 

Like any parent, knudsen was concerned and did his best to rectify the mobile spy free trial using spyappsinsider.com situation, by contacting the boys’ father

3 Responses

  1. XXX thotë:

    Si tere shkrimet tendencioze, pa dyshim edhe ky i bie te kete per autor, nje njeri te deshpruar nga punet e veta, te zhgenjyer nga dallaveret e deritashme qe nuk po i shiten me dhe perme keq, nje person qe kurre as frym nuk mori pa e pas nje interes e le me je ze e leshoi per interes kombetare. Ky njeri me je emer te pagezuar nga prind e tije(ai e di cfar i ka pase) dhe shume sish te pagezuar vete eshte ai qe deri dje e mashtroi veten dhe Serbine-qe tash e ze ne goje me projektine e famshem te Perspektives se dallavereve e cila si “perspektive” ia shfaqi fetyren e vertet prej nje njeriu te semure, nje njeriu pa ndjenja, nje “mishngeresi” me dy kembe dhe shkelesi te fjales e nderit.Nuk do ti zhys me shume keto vargje me emrin e ketij personi qe pe rfat te keq jeton mes njerezve sepse me shume i gjason bishave-qe ne momemnte kyçe kur iu kanoset rreziku i farosjes sakrifikojne te vegjlit e vet duke i shendrruar ne ushqim per veti -derri.

  2. roni thotë:

    Do te vie dita qe KKSH.do ti krye punet e veta,ne kater sferat qe i ka,psh.shkronjat ne leternjoftime,ne pasaporte,ne certifikaten e lindjes e shume e shume tjeterkund,nje shembull.nuk do te kete me dzavit-por-xhavit.pastaj ceshtja e flamurit do te regullohet.Tane juve a po vjen keq pse po mer pare KKSH.A sa qe thoni se me nje kembe ka mbete gabim e keni,krejt mu bo copa KKSH nuk bjen kurre ata harrone ju.Mbasi ju shume patriota pse mare po marni pare prej ketij shteti,mos mirni rroga,as dokumenta,pse po i marni,patrioti punon per kete vend ama rroge nuk mer,e ju po i marni.Na me KKSH do te triumfojme,dal nga dal gjeneratat e rej do ti gezojne edhe me shume drejtat sa qe ne i kemi,ato nuk behet per nje dite a nje vite,duhet pak kohe,por kryesorja ata do te fitojne,a ju i ashtuquajturi ternoci pres,kosovalindore kjo faqe e lodhte,bajani gajlen,se ju vetem me keso pune merreni.Nuk keni mund me hy ne KKSH,tash leni si qeni lidhur me zingjir.

  3. bardhi thotë:

    O Sevdail hajni i deshmuar, ti e di fare mire se PVD dhe Riza Halimi eshte i fort si guri. Do te bindesh per kete edhe ti e edhe kjo web faqe qe te jep ty dhe ciftit tend hapesire se PVD deri sa te ket shqiptar ne Lugine do te jete forca me e madhe. Nuk eshte hera e pare qe interesgjinjt largohen nga PVD por cuditerisht ajo perseri jet edhe me e fort.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch