Home » Lajme » Qasje: SHKËMBIMI SI SHPËTIM

Qasje: SHKËMBIMI SI SHPËTIM

Kolapsi politik midis Prishtinës dhe Beogradit, rreth dialogut të mundshëm për zgjidhjen praktike teknike të problemeve shekullore politike është futur në telashe të reja.

Zërat që dalin jashtë delegacioneve të dy shteteve, janë më të forta se sa deklaratat e shefave të delegacioneve, të cilët i ndërrojnë mendimet sipas situatës dhe momenteve.

Na kujtohen deklaratat e shefes së delegacionit të Kosovës Edita Tahiri, e cila shkurt e shqip thoshte se përveç problemeve teknike, nuk ka vend për ndarjen e mexheve, ndërsa homologu i tij, Stefanoviq, i cili për dallim nga kjo e ka të drejtën ekskluzive të vijë në Prishtinë, madje t’i vë në konflikt shqiptarët për ta realizuar ëndërrin e shtetit të tij për një pjesë të Kosovës, e cila veten e quan Serbi.

Ndarja si opsion është më ekstreme se sa termi shkëmbim, të paktën kështu mendojnë disa analistë perëndimorë, të cilët vetë e pranojnë se po patën vullnet shqiptarët e serbët për secilën nga këto dy opsione, ata janë të gatshëm t’ju bashkohen në veprime.

Slogani shkëmbim terreitoresh, nëse ka lëvizje të kufijve, ka ekzistuar gjithmonë, madje nuk është kontestuar nga politikanë që kanë sens për politikë.

Kështu, i ndjeri dr. Ibrahim Rugova, ndjesë pastë, para 17 vjetësh, pikërisht, në janar të vitit 1994, në “Zëri”, në cilësinë e presidentit të Kosovës, pat deklaruar në pyetjen e gazetarit se a mund të ndodh që Serbia të bëjë pazar me idenë për ndarjen e Kosovës:

– Për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh. Në veri të Kosovës, të banuar me shumë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Juglindore (Bujanocin e Medvegjën), të banuara me shumicë shqiptare.

 Pas kaq vitesh, gjërat nuk kanë ndryshuar, gjithaq në syprinë. Opsionet sillen e qarkullojnë në rreth të mbyllur. Kohëve të fundit, si duket edhe Prishtinës dhe Beogradit, këto opsione u kanë ardhur te hunda.

Është karakteristikë se për dallim nga politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e gjetiu, në Kosovën Lindore, lajmërohet prefekti i Komunës së Preshevës dhe i jep dritën jeshile këmbimit të terriroreve, në favor të zgjidhjes së qëndrueshme të problemeve në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kur ka thënë kështu prefekti i Presheëvës, Ragmi Mustafa, nuk e ka përjashtuar asnjë grimë vullnetin politik të bashkëqytetarëve të tij, të shprehur me Referendum për bashkangjitje me Kosovën.

Ky gjest i Ragmi Mustafës, është një akt i lartë patriotik, intelektual dhe moral dhe një largpamtësi për zgjidhjen e krizës në rajonin e Kosovës Lindore. Ai, me kohë i ka vërejtur këto lëvizje dhe i ka thënë JO formimit të Këshillit Nacional, pastaj e ka kundërshtuar ashpër politikën e njëanshme të deputetit jolegjitim të Riza Halimit, si dhe ka kërkuar decid atë që fitojnë serbët e Kosovës, të njëjtën ta marrin edhe shqiptarët e Kosovws Lindore.

Koha do ta dëshmoj në favor të opsionit më të qëlluar për zgjidhjen e problemeve shqiptaro-serbe.

Nga Tërnoci PRESS

Accepting a job before you accept a job, make sure to ask how or right there right there right there if your years of experience, certifications, or credits will be honored

One Response

  1. xy thotë:

    Ju lumt TerrnociPRESS
    ju flm.per perkrahjen e kryetarit tone te Presheves ,ju ishit ata te cilet e flisni realitetin ndoshta per dike eshte i hidhur por c te bejsh ,deshten apo s deshten kane per ta pranuar deklaraten e liderit tone INTELEKTUAL,MORAL , patriotik e atdhedashes sepse,i vetmi ky kryetar apo perfekt i komunes sone RAGMI MUSTAFA po i flet te vertetat me srbin pa iu trembur syri fare .I LUMTE dhe zoti e bekoft .Ishalla deklaratat e tija se bashku me popullin tone atdhedashes e patriot dhe te paster me zemer realizohen sa me shpejt ,ZOTI NA NDIHMOFT…dhe BASHKIM I MBARE LUGINES ME KOSOVE ,PoR AS NJI CM.ME PAK SE SA ESHTE MBARE TRITORI I SAJ E JO SIC PO FLITET e perflitet MBI APO NEN HEKURUDH.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch