Home » Histori, Lajme » Qdo ditë jetoi me kujtimet(pasojat) e luftës

Qdo ditë jetoi me kujtimet(pasojat) e luftës

Hatixhe XaniHatixhe Xani

 

Nje pjes e jetës sime rutinë është edhe rruga nga shtëpia deri në autobus, i cili me dergon deri te dera e shkollës. Atë ditë që e takova Edisonën nuk kisha mësim deri në orën e tretë. Ishte autobusi i nxenesve me të cilin po udhëtoja.Një vajzë shumë simpatike dhe e njome u ngrit nga vendi dhe mu drejtua:”Mësuese ulu këtu”, duke mu drejtuar edhe me doren e saj po thuaj të palevizëshme, të grirë në gjips dhe të lidhur me rripa lekure, mu bë sikur me vrau në shpirtë në vend të sherbimit të ciin mundohej të ma bënte.

Edhe këmbën e mbante disi te varuar dhe thënë të drejtën gjendja e saj fizike nuk shmonte fare me shprehjen e fytyres se saj engjellore,dhe embelsine qe fjalëve të saj.Menjëher isha shume kurreshtare te dija se Qi kishte ndodhur edhe pse me dyshime, ne fund e pyta.

Qtë ta ka ndodhur kështu Edisona?

E kamë nga lufta mësuses. Ishte një përgjigje shume e thjesht. Me të nuk zgjata më tepër biseden, ne mbremje shkova në familjen e saj dhe deshta të bisedoia me nënë e saj.

Feride Selajdin Deliu është nga fshati Rezalle, nënë e 5 fëmijeve, 4 vajzave dhe një djalë. Edisona ishte vajza e dytë e ferides.Fatin e Edisones e kishe pasur pothuaj ter famija Deliu nga Rezalla. Ishte Koha kur makineria serbe po mbulonte trojet e Drenices me bresheri plumbash dhe armatim te rende.Si te gjithe fashtaret e tjere edhe ne ishim te detryruar te largoheshim nga shtepite tona. U vendosem ne fshatin Mikushnicë. Aty qendruma 3-4 ditë. Pas ketrye ditëve nga ora 10 e ditës forcat serbe filluan te gjuajn me artileri te rende nga Prekazi, ishte 22 shtatori 1998. Ne familjen e kunates(Fatime Deliu) ne Mikushnicë pra ishim 20 veta. Me te filluar të shtënat ne të gjithë filluam të mbledhim disa nga gjerat me te domosdoshme për vete dhe femijet dhe dolëm në oborr për tu larguar me traktor.

Granata na ra ne oborr

 

Ende pa u ngarkuar nerimorkio te traktorit në mesin tone ka ra një granatë e cila na ka lënë të plagosur po thuaj te gjithe antaret e familjes. U plagos vjehrra ime Ajna 75 vjeqare, Shyqeria kunati 43 vjeqar, unë me dy familjet Edonen dhe Edisonen, Edona ishte dy vjeqare dhe u plagos ne shpinë, Edisona kishte nje vit e gjysme dhe ishte plagosur rëndë në kokë, kunata Kumrija,Fatimja kunata, vellau i kunates Aliu, nje vajzë që ishte musafire ne familjen ku ne po qendronim quhej Arbesa nga Vitaku, djali i vellaut te fatimes(kunates)Jakup Mehmeti.

Mbeta me vajzen e plagosur

Ata qe ishin me lehte te plagosur u nisen me traktor per ne Qirez, ndersa ne qe ishim shumë rende te plagosur qendruam ne shtepi, dhe morem  ndihmen e parë. Mbeta une me Edisonen e cila ishte mbetur pa ndjenja, ishte plagosur mbrapa veshit ne kokë. Ndihmen e parë na e ofroi Xhevdet Latfi, ai pasi ma lidhi mua dorën dhe Edisonës kokën , ne u nisem ashtu ne këmbë për të arritur me u bashku me familjaret, ishim me Aliun vellaun e Fatimes. Rruges hipem ne nje traktor te dikujt dhe shkuam ne Qirez ku ishte spitali ushtarak i improvizuar. Ne spital u ndalem pushuam pak, morem infuzion, pastai shkuam ne shkollën e gradicës,ku nga atu u nisem per ne Krasmirofc ku qendruam nje natë në një shtëpi.Isha tejet e lodhur dhe e rraskapituar, vajzen e kish shumë keq, aty takova nje grua me emrin Gjyla, e cila ma mori vajzen dhe ma nderroi, pastai u mundua te ja lidhte plagen po nuk mund te ja heqte teshat nga trupi, pasi ato ishin ngjitur nga gjaku, ja preu disi rrobat me gersher dhe u mundua ta nderronte. Të nesermen u nisem për në Qyqavicë, nuk dinim as vet se nga të shkonim, gjat gjithë kësaj kohe sa i benim këto lëvizje, përveq dhimbjeve që kisha une dhe vajza e cila ishte rëndë e plagosur, ajo nuk mund t merrte as gjirin sepse e kishte kapur gerqi,rrobat i kishte te ulura ne gjak. Nga ana tjeter ishte frika nga forcat serbe qe na ndiqte ne qdo hap, ata ishin gjithkah.Ne Qyqavicë qendruam nje natë, isha me vjehrren.Aty kishte shumë populltë nga te gjitha anet e Drenices dhe te Kosovës, disa dorzoheshin te forcat serbe pasi qe ishim te rrethuar. Une i thashë vjehres edhe pse keshtu e plagosur dhe e uluar ne gjak me gjith vajzen, nuk ekam ndermend te dorzohem. Atë natë kemi qendruar ne Qyqavicë, dhe moti ishte i ligë, binte shi. Të nesermen u nisem për në Reznikë, atu u vendosem ne gjaminë e Rznikut

 

Me duart e mia ja kam futur trutë në kokë vajzes time

Me te hyrë në gjami,leshova vajzen dhe pashë që shamija me te cilen ja kisha lidhur kokën ju kishte largaur dhe vajzes i kishin dalur trutë, edhe pse shume e lemeritur dhe e trishtuar kamë marrë forcë dhe ja kam futur trutë në kokë më duart e mia.Kjo ishte një ndjenjë e tmerrshme, dhe një dhembje e pa perballueshme per një nënë.Aty kishte shumë të plagosur, kah ora 12 erdhen Kryqi i Kuq të cilët i merrnin ata qe janë më rëndë të plaosur. Me moren mua dhe vajzen, dhe kur na derguan ne spital vajzen e kontrolloi se pari doktor Talati të cilin e falenderoi shumë.

Të shtunën me 26 shator ne ora 7.30 min. e morën vajzën të cilën e futen ne operacion ku operacioni i saj zgjati deri ne ora 3.30 min. Pas kësaj kohe e cila për mua ishte sa nje vit, ata ma sollën vajzen nga salla dhe aqë shumë kishte ndryshuar saqë as vet nuk e njofësha. Doktori mu drejtua:”Merre vajzën nese brenda 20 dite nuke levizë këmbën dhe dorën e majt, ajo te mbetet e palevizshme, pra do mbetet ne kolcë.

Pavaresisht te gjitha ketyre duhtej pajtuar me fatin dhe duhej pritur duke shpresuar per nje ditë më të mirë.

Në mbrëmjë dëgjova në lajmet e mbremjes se forcat serbe kishin masakruar ne Abri te Eperme pleq, gra shtatzena, femijë. Isha shumë e merzitur, nja nga ato  gra ishte edhe motra ime. Atje kishin shkuar per te ju dalur ne ndihme edhe dr.Shpetim Rabaj, dhe Dr.Ilir Tolaj te cilet kishin rene ne mina.

Të nesermen i gjith spitali ishte mbushur me forca serbe,ne dhoma na ruanin nga polic serb të cilet nuk na linin me dal as ne banjo dhe here pas here na kercnonin ne menyra te ndryshme. Me thonin qe do te dergojme ne Serbi dhe atje do te ju vrasum. Te nesermen ne mengjes nje paciente ka dal me ble buke, dhe i kam thene te ma blen nje gazete, mundohesha te kuptoi se a ishte gjallë motra ime. Ne spital qendruma dy muaj, dy muaj para se me u lëshu nga spitali, vajzes i mblodhi varra dhe u desht me fut prap ne peracion, kishte 24 penj. Pasi u rioperua vajza, u leshuam nga spitali  me 25 nëntor. Nga kjo kohë ishte n je pauzë lufte deri me 28 shkurt kur u be maskara e likashanit dhe Qirezit .

 

 

Qendruma vetm dy muaj ne shtepinë tonë

 

Ne fshatin tonë qendruma vetem 2 muaj dhe pasi filluan prap ofanzivat dhe luftimet unë me vajzat shkova te familja ime ne Terrdefc.Edhe aty qendruam dy muaj, pastaj erdhi kryqi i kuq dhe na mori mua me dy vajzat dhe kunaten me dy femije, dhe motren time. Na derguan ne nje shtepi ne prishtine  ku qendruam dy muaj, aty hynin her pas here serbet dhe na kerkonin ari para. Nga aty me tren kem shkuar ne maqedoni ku na intervistonin gazetar te ndryshem. Gjat rruges na kan ndalur(ne Elezhan) dhe na kan maltretuar sikur qe edhe e kishin ber shprehi me u sjell me shqiptaret.Pasi u lajmeru burri im ne telefon dhe na ka kerkuar,te nesermen na kan hipur ne aeroplan dhe kemi shkuar ne Slloveni.Kur shkuam ne Slloveni, pasi e kanë egzaminuar vajzen, kan thene qe ajo mban edhe dy pjese te granates në kokë, por qe nuk guxojmë me operu, se do mbeteteinvalid gjat gjith jetes se saj. Atje kem qendruar 8 muaj,dhe prap jem kthyer ne Kosovë.

 

Për fund

 

Me falenderimin me te madhe per revisten”Kosovarja” qe asnjeher nuk i harron njerezit qe ne shpirtin dhe mendjen e tyre kanë mbetur kujtimet dhe pasojat e luftes,Feridja edhe pse po jeton ne nje shtepi jo dhe aq të mirë, dhe ka kushte kushte modeste per jetë, burri i punon si puntor krahu ne nje firmë private, ajo prap falenderon Zotin qe ja ka dhene mundesine me me i pasë vajzat pranë pas gjith atyre vujatjeve qe kanë hequr gjatë luftës.

Përveq pensionit si invalidë që marrim une dhe vajza nuk kem perfitu ndihmë tjëtr nga komuna, per vajzen kem shpenu shumë, duhte nga dy her ne vit duhte me dergu ne Bajnë, pastai ne  deti, shpenzime keto te cilat ja heqin prinderit e mi te cilet i falenderoi.

Per fat te keq edhe kaq vite pas lufte ne familjen time i kemi gjithëher prezente pasojat e lutes, Edisona ka Hemipares, i kem ble nje aparat te rrymes, nje llangët për dorë, këpucë ortopedike, por te gjith keto nuk e bejn te mos i ndiej dhimbjet. Në kokën e Edisonës ka edhe dy copa garnate te cilat e bejne të ndiej dhimbje te medha herë pas here. Por nga gjith ato që kamë hequr gjat kësaj lufte, prap e falenderoi zotin qe kamë vajzat pran edhe me keto probleme.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch