Home » Lajme » Qendra për Hulumtime Demografike: Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë

Qendra për Hulumtime Demografike: Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë

Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla. Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruan “Politika”. Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 41 vjet. Serbia radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë, para saj janë: Gjermania me moshw mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42, Austria dhe Greqia 41,7. Sipas të dhënave për vitin 2010, jetëgjatësia në Serbi arrin në 71.4 vjet për meshkuj dhe 76.6 vjet për popullatën femërore. Sot shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Serbi është 6.7 promila, që është dukshëm më e lartë se në Japoni (2.8) dhe në Suedi (2.7 për mijë). “Regjistrimi i vitit 2002 kishte “maskuar” këtë problem për shkak të fluksit të madh të refugjatëve të viteve të nëntëdhjeta, por tashmë është bërë e qartë”, pat theksuar më herët Vladimir Nikitovic nga Qendra për Hulumtime Demografike.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch