Home » Histori » QËNDRIMET E MBI PESËDHJETË STUDIUESVE TË HUAJ RRETH PELLAZGO – ILIRO – SHQIPTARËT

QËNDRIMET E MBI PESËDHJETË STUDIUESVE TË HUAJ RRETH PELLAZGO – ILIRO – SHQIPTARËT

Shkruan: Reshat AVDIU  Nëntor, 2013   Preshevë

 

 

 

 

PELLAZGO – ILIRO – SHQIPTARËT – NË RAPORT ME KOMBET  TJERA NË EVROPË E MË GJERË-QËNDRIMET E MBI PESËDHJETË STUDIUESVE TË HUAJ (Historian, Filolog, Antropolog, Arkeolog, Hulumtues, Udhëpërshkrues etj.)

 

Robert D’angely, Studiues Francez, 1967, pas 44 vjet pune të palodhshme, decidivisht konstatoi: “Më në fund enigma u zgjidh, gjithçka rrjedh nga shqiptarët”.

Maks Myler, Studiues Austriak, Filolog : ”Do të vij dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.

Vojtech Zamarovsky, studiues Çek, 1983, në librin e tij faqe 260,  “Heronjtë e Miteve Antike” do të thoshte “PELLAZGU, Babai i parë i popullit PELLAZG, ishte Mbret në ARGOLIDË. 

Sipas njërës nga Legjendat dhe Mitet ishte njeriu i parë që jetoi në botë dhe kishte lindur në ARKADI nga DHEU. E krijoi Perëndesha EURINOMA, e bija e Titanit OKEAN dhe gruas së tij TETIA. Sipas tjerëve ishte i biri i Mbretit PALEHTON dhe trashëgimtar në fronin e Argolidës. Versioni i tretë se ishte i biri i trashëgimtarit të mbretit FOROGEN.

PELLAZGU, i biri i PALEHTONIT i doli në mbrojtje Mbretit Libian DANAJ kur po e ndiqte Mbreti Egjiptian EGIPTI. Pas humbjes ndaj Egiptit, kërkoi të vendosej në pjesën më veriore të PELEPONEZIT ku edhe në fund edhe vdiq.

Georg Fred Williams, Studiues Amerikan, 1914. “Po të kthehemi në parahistori, para se Rapsodët Homerikë t’i këndonin Hyjnive dhe heronjve Mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg, prandaj “Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe Pirros së Epirit”.

Kantu, Historian Francez, “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin Racës Pellazgjike. Ata përbëjnë një racë mitike si titanët dhe ciklopët. Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi jo vetëm disa arte por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë, sa bujare po aq edhe e pafat. Gjuha e tyre, është e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin Eolian dhe në atë Epirotas, të cilët Helenët i cilësonin si barbarë”.

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).

Gerge Fred Williams, Studiues amerikan, 1914. “Po të kthehemi në parahistori, para se Rapsodët Homerik t’i këndonin Hyjnive dhe Heronjve Mitologjikë, para se të shkruhej gjuha Greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg prandaj: “Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit  të Madh dhe e Pirros së Epirit”.

Johan Georg Von Han, Hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “Tireno-Pellazgjike” të Ilirëve Epirotëve e Maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë,krahas Grekëve e Romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën Shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

M. Sakjelaris, Gjuhëtar i sotëm grek,“Ka shumë elemente,që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, Pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

Vincenc Xoberti, Filozof Italian (1801-1852), i cili thotë: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, me ato të huajat që thotë Herodoti.

Nieburi, “Në Latinisht gjendet një fond gjysmë grek i fjalëve dhe se origjina e tyre nga pellazgjishtja nuk është e dyshimtë”.

Jernei Bartolomeo Kopitar, “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin nga vargmalet e Maqedonisë,në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur, njëra nga Perëndimi e tjetra nga Lindja”.

Xylander, “Fjala e gjuhës Shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në Greqishten e vjetër e Greqishten e re, në Latinishte, në gjuhët Romane, Gjermanishten e vjetër, Gjermanishten e re, Suedishten, Danishten, Anglishten, Sllavishten,Persishten, Arabishten, Keltishten, Baskishten dhe Indishten e Vjetër”.

Johan Seferin Fater, (1771-1826) “Përputhjet e shqipes me Latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve”.

Xylander, “Prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në Baskishten, Islandishten, Suedishten dhe Danishten, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi Shqipen. Përputhjet me Sanskritishten tregojnë lidhje afrie me të drejtpërdrejtë se sa të ndërmjetme, lidhje më të afërt me trungun e përbashkët se sa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franz Bopp.

Vinces Dorsa, “Në gjuhën Shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) Eolik, parahomerike”.

Robert D’angely, Studiues Francez,  “… Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe, Nëna e saj.”

Adelung, “Mithridat”, “Meqë Thrakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe më të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme Greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të Keltishtes, Gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duke parë si një mbeturinë e Thrakishtes. Thrakasit ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në  Evropë,  por edhe në vendbanimet e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.

Ribezzo, “Ka përputhje të shumta mes onomastikës, Veneta, Japigje, Ilire e Shqiptare”.

Eilly Borgeu, “Ilirët në Greqi dhe në Itali”, Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime Ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime Ilire, përkatësisht Pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.

Kretcmer, Budimir, Krahne, Bonfante etj. Kanë gjetur fosile të Shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.

Malte-Brun, “Gjuha e Ilirëve të lashtë, ose e Shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje, para se të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët si: Greqishtja, Latinishtja, Iberishtja, Keltishtja, Sllavishtja, Teutonishtja dhe Gotishtja”.

M. Sakjelaris, Gjuhëtar i sotëm Grek,“Ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, Pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

N. P. Elefteridis, “Greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike”.

Misha Glenny, “Vite më përpara, koncepti i shtetit grek i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha, nuk ka ekzistuar kurrë. Grekët as që e dinin se çka në të vërtetë ishin, kur u krijua Greqia, popullsia nuk u pyet për etninë, ajo u quajt automatikisht popullsi greke. Ky emër iu dha popullit Shqiptarë dhe minoriteteve të tjera, në mënyrë që me këtë  emër ata  të  identifikoheshin  më  lehtë  me grekët e lashtë, me të cilët në të vërtetë nuk kishin kurrfarë lidhjeje”[1].

Vojtech Zamarovsky, Studiues Çek, 1983,  “Heronjtë e Miteve Anike” . Thotë mes tjerash:

DARDANI, Biri i më të madhit Zot ZEUSIT dhe bijës së ATLANTËS, ELEKTRËS, ishte themeluesi dhe Mbreti i Parë i DARDANISË.

Nga të gjithë bijtë e kësaj bote Zeusi e deshi më së shumti atë, duke i caktuar atij një sundim të lumtur dhe pasardhës të lavdishëm. Në vendin i cili e mori emrin e tij erdhi nga qyteti i tij i lindjes KORITH në Itali. Në atdheun e ri strehë i dha mbreti TEUKAR dhe ia dha për grua të bijën BATIA. Në qytetin që e themeloi sundoi deri në vdekje. Pas tij në fron erdhi djali i tij ERIHTONI dhe pastaj i biri i tij TROSI.

Kur i biri i TROSIT ILI nën kodrën IDA themeloi TROJËN, e cila sipas tij gjithashtu u quajt edhe ILIA ose ILION, latinisht ILUM, gjinia e tij Dardane u nda dhe në Dardani sundoi e vjetra ASARAKU, KAPIEU, ANHIZI, derisa në Trojë e reja ILI, LAOMEDONTI, PRIAMI. Sundimi i pasardhësve Dardan në TROJADË u shua atëherë kur AKILEJËT e morën dhe e shkatërruan TROJËN. I biri i PRIAMIT HEKTORI, komandant suprem i ushtrisë Trojane, ra gjatë dyluftimit me udhëheqësin ushtarak të Akilejëve, AKILIN, kurse i biri i tij ASTIANAKU humbi jetën derisa ishte fëmijë gjatë pushtimit të TROJËS.

I biri i ANHIZIT ENEA, i cili luftoi në anën e Trojanëve u shpërngul me të ikurit tjerë Trojan në perëndim dhe në Itali krijoi një qytet të ri, nga i cili edhe u themelua ROMA.

Përpos DARDANIT si mbret, sipas Homerit, dimë edhe për një tjetër me të njëjtin emër, jo edhe aq të rëndësishëm, ai ishte një Trojan, biri i BIANTIT dhe u vra së bashku me vëllanë LOAGONIN në një dyluftim me AKILIN.

Emri i Mbretit dhe i popullit DARDAN nuk është i zhdukur ende. Ky emër jeton në emërtimin e Ngushticës që ndanë Evropën nga Azia e Vogël, e cila në kohët e vjetra nuk është quajtur DARDANELE por HELESPONT d.m.th. Deti HELEN.

Vimik Volkan, “Britanikët, Francezët dhe Rusët kërkonin që identiteti i grekëve modern të ishte Helen, që t’i përgjigjej nostalgjisë evropiane për restaurimin e qytetërimit të para krishterë Helen”[2].

William St. Clair  “Grekët modern kishin një mundësi që të zbulonin se cilët ishin dhe të vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre, por Bota e jashtme (fuqitë e mëdha) kishin vendosur ashtu për ta, dhe ata do të quheshin grekë dhe vendi i tyre Greqi”[3].

Albrech Blumental, Ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore Ilire në territorin e Greqisë.

Jakov Thomopulo, Dëshmon se ka lexuar mbishkrimet Eteo-Krete përmes gjuhës shqipe.

Roger Just, “Shumë nga grekët e shekullit XIX që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten Helen, por as që flisnin greqisht, ata flisnin në gjuhën shqipe, vllahë dhe sllave”.

Vojtech Zamarovsky, Studiues Çek, 1983,  thotë mes tjerash: KAPIA, i biri i Mbretit ASARAK dhe gruas së tij HIEROMNEMA Mret DARDAN. Si pjesë e Mitit nuk u bë me diçka të veçantë përpos paraardhësve dhe pasardhësve të tij. Sundoi qetë dhe në mënyrë paqësore ashtu si babi i tij. Bir i tij ishte ANHIZI, Mbret Dardan, deri sa nipi i tij ishte udhëheqësi Dardan ENEA, pas HEKTORIT mbrojtësi më i fuqishëm dhe më i suksesshëm i TROJËS në Luftë me AKILEJËT.

ENEA i biri i ANHIZIT i cili kishte luftuar përkrah trojanëve, u shpërngul me të ikurit tjerë trojan në Perëndim dhe në Itali ndërtoi një qytet të ri nga i cili më pas u themelua ROMA[4].

Më pastaj Vojtech Zamarovsky në studimin e tij,  thotë mes tjerash: “TROSI, i biri i Mbretit ERHITON dhe gruas së tij ASTIOHA Mbret Dardan. Ishte nip i DARDANIT, themeluesit të mbretërisë Dardane, dhe erdhi në fron pas vdekjes së babait të tij, mbretit ERHITON. Sundoi në tërë Dardaninë (në bregdetin veriperëndimor të Azisë së Vogël, rreth Dardaneleve të sotme),dhe kur ai vdiq mbretëria e tij u nda. Në Dardaninë e reduktuar mbret u bë i biri i tij me i madh ASARAKU, derisa në Trojadën e ndarë i riu ILI, i cili e themeloi një qytet të ri, TROJËN ose ILIN (fillimisht ILION).

Përpos ASARKAUT dhe ILIT, TROSI me gruan e tij KALIROJËN kishte edhe djalin e bukur GANIMEDIN, por ai askund nuk ishte sundimtar sepse ZEUSI e kishte marrë me vete në OLIMP ku i shërbente me verëra Zotët. Për këmbim Zeusi TROSIT ia dha kuajt më të bukur të botës.

Pasardhësit e TROSIT nga dega e ASARAKUT ishin mbretërit KAPIA dhe ANHIZA të cilët sunduan në DARDANI, derisa nga ILI ishin LEOMEDONTI dhe PRIJAMI të cilët sunduan në TROJADË. Sundimi i këtyre dy gjinive përfundoi kur TROJËN e morën AKILEJËT. I biri i PRIJAMIT HEKTORI i cili duhej të ishte trashëgimtarë i PRIJAMIT në fron, ra në atë luftë.

I biri i ANHIZIT ENEA u shpërngul pas rënies së TROJËS në ITALI ku me një grup të ikurish atje themeloi qytetin LIVINI, nga i cili u krijua ROMA.

Edhe pse mbreti TROS gjatë jetës së tij nuk bëri asgjë të veçantë, emri i tij nuk u zhduk, ky emër jeton përmes emrin të TROJËS dhe do të jetojë përgjithmonë duke i falënderuar EPOSEVE të HOMERIT[5].

Vojtech Zamarovsky, Studiues Çek, më 1983, do të deklaronte: “ROMULI, i biri i Zotit të Luftës MARSIT dhe Vestalines REJA SILVA, një nga themeluesit e ROMËS dhe Mbreti i Parë Romak.

Nga babai ishte një pasardhës i drejtpërdrejtë i një nga perëndive më të fuqishme, nga nëna pasardhës i ASKANIT ose JULIT udhëheqësit të emigrantëve Trojan në Itali, gjini të cilës pas rënies së Trojës iu dha e drejta të dominojë mbi gjithë popullin Trojan dhe (sipas interpretimit më të gjerë të asaj profecie) mbi gjithë botën. Dhe Askani-Juli ishte, natyrisht, me origjinë hyjnore, ENEA babai i tij ishte i biri i perëndeshës VENERA, derisa stërgjyshi i tij DARDANI i biri i më të madhit Zot ZEUSIT. Ai i kishte pra, të gjitha parakushtet gjenealogjike për t’u bërë një nga personazhet më të rëndësishme të Miteve dhe Legjendave Romake[6].

Frang Bopp, “Gjuha shqipe i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (indoevropiane) të kontinentit tonë”.

Elia Lates, pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina Ilire e popujve Italikë.

Afredo Trombeti Pohon se fiset Ilire u përhapën në tërë gadishullin Italik, nga Venediku lartë, përmes Pulies deri në Kalabri poshtë.

Unzo Gati, “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha Ilire, përkatësisht emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… .”

“The New Times”, 1994, pozicionin e Greqisë e përshkruan si “Histeri mbi Historinë”.

The New York Times”, 1995, të njëjtin pozicion e përshkruan si Plotësisht Irracional.

“The Atlantic Monthly” “Tash nuk ka më emra më të fisnikëruar dhe më të privilegjuar në Athinë, nuk ka familje më me ndikim në qarqet politike, nuk ka udhëheqës më me ndikim se udhëheqësit Shqiptarë të në vitin 1821 siç ishin TAMBAZISI, KUNDURIOTI dhe MIAULI. Në të vërtetë prejardhja e Greqisë moderne është plotësisht shqiptare. Secili shkrimtarë, historian apo udhëpërshkrues i shekullit XIX, rregullisht ka revizuar fytyrën shqiptare të asaj e cila sot quhet Greqi”.

C. M. Woodhouse, “Befason fakti se shumica e udhëheqësve kryengritës Grek të asaj kohe ishin jogrek”.

George Finaly. Historian filohelen i cili me armë në dorë, morën  pjesë  në  luftën  e  viteve  1821 – 1831  ofron  një  pasqyrë shqiptare të asaj që më vonë u quajt Greqia, maratonën pllaka, LEUKRA, Salamis, MANTINEA, IRA dhe Olympia, ishin të banuara me Shqiptarë e jo me Grekë. Edhe nëpër rrugët e Athinës, e cila, edhe pse një çerek shekulli kryeqyteti i Mbretërisë Greke, gjuha shqipe është dëgjohet mes fëmijëve, të cilët luajnë rrugëve në afërsi të Tempullit Theseu” (Historia e Revolucionit Grek, 1861).

Edmond About, 1855, “Athina vetëm para nja njëzet e pesë vjetëve ka qenë vetëm një fshat Shqiptar. Shqiptarët kanë përbërë dhe ende përbëjnë gati gjithë popullsinë e Atikës dhe tri kategoritë e brendshme të Kryeqytetit, ka fshatra të tëra ku gjuha greke edhe mezi kuptohet”.

Johan Hobhouse, 1809, Bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e pronësisë së Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës thotë se atij në pjesën jugore janë të bashkua pjesë të TEBËS, e tërë NEGROPONTEJA (EUBEA), regjioni I LIVADHISË, ATIKA, zona e siujdhesës LEVANTOS (KORINTHI) dhe gati e gjithë MOREA (PELEPONEZI) e cila i takonte njërit nga djemve të tij.

Henry A. Dearbon, 1819, “ELEFISI, pothuajse në gjysmë të rrugës mes MEGARESË dhe ATHINËS është një fshat i banuar tërësisht me shqiptarë”.

Jakob Philipp Falmerayer, “Duke udhëtuar përmes Greqisë, hasa në një numër shumë të madh të shqiptarëve, në Atikë, Boeoti, dhe shumicën e MORESË (Pelaponezit), ku ata ishin vendosur, dhe madje në shumicë e rasteve as që kuptonin gjuhën Greke”.

Jakob Philipp Falmerayer,“Nëse dikush këtë vend do ta quaj Shqipëria e Re atëherë do t’ia japë emrin e saj të vërtetë. Këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me Helenizimin po aq sa edhe malësitë e SKOTLANDËS me pjesët e AFGANISTANIT, KANDAHARIN dhe KABULLIN.”

Nikos Dimous, Profesor Grek, në një intervistë për “The New York Times” , 23 Qershor 2009, “Ne atëherë flisnim shqip dhe e quanim veten Rum, por pastaj Winkelman, Gëte, Viktor Hygo, Delakroiks, na thanë. Jo ju jeni Helen, pasardhës të Platonit dhe Sokratit, dhe ne e pranuam këtë”.

Edwin  Jacques, Historian Francez, 1995, “Kur Lord Byroni kishte kërkuar disa dëshmi bashkëkohore për të dëshmuar se shpirti Helen nuk është i zhdukur ende, u drejtua pikërisht te SHQIPTARËT SULIOT. Madje në perceptimin e atëhershëm Evropian, Heleni Atik i cili iluminoi me civilizimin Europian pasqyrohej vetëm përmes Shqiptarit të asaj kohe”.

David Roessel, 1831, “Kur Kryeministri Britanik Disrael në novelën e tij “Ngritja Iskanderit” e quan Grek Heroin Shqiptarë Skënderbeun, as që i shkonte mendja për të ndryshuar faktet dhe aq më shumë, të ndërronte identitetin e tij Shqiptar. Ai thjesht nuk mund të vërente as edhe një dallim mes grekëve dhe Shqiptarëve mes njëri tjetrit”.

Blumental Albrecht  Ka gjetur gjurmë të shumta të gjuhës Ilire në territorin e Greqisë së sotme.

The New York Times në 1995, “Flamujt e krenarisë për Grekët e sotëm përmes ‘Elinikotitis’ (Grek i vërtetë) janë vetëm tregues të falsitetit në qëllimet e tyre”.

A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite një numër i madh, shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARE”.

Fried H. Rosny,Enciklopedia Britanike,e “Hititëve” sa i përket sidomos gjuhës Hitite, nuk mund të mos konstatohet që lakimet e saj, format e vetës së dytë të shumësit etj. e bëjnë të ngjashme me shqipen e sotme.

Robert D’angely, “Enigma”, “Epopeja greke ILIJADA, u hartua dhe u shkrua në fillim në gjuhën pellazge dhe nga kjo gjuhë e njohur dhe e folur nga gjithë bota e saj epoke, ashtu si gjithë bota e epokës së Pavarësisë greke në vitin 1821 pas Krishtit. 500 apo 600 vite më pas u përkthye në gjuhën greke nga Homeri dhe Homeridët, që i dinin fare mirë të dyja gjuhët, Pellazgjishten dhe Greqishten. Emri Homeridë nuk shënonte pasardhës real, ose të ashtuquajtur të tillë të Homerit në Hios, por më tepër një shoqëri njerëzish, që ushtronin të njëjtin profesion artistik të poetit, që predikonin të njëjtën fe, që ushtronin të njëjtën kulturë dhe që adhuronin të njëjtin Hyj ose Hero mbrojtës, nga i cili e kishte prejardhjen emri i tyre”.

 

Robert D’angely, “Enigma”,Pellazgët janë ata,që duke e ngritur gjuhën pellazge, e cila mbijeton në shqipen e sotme, në gjuhën e Liturgjisë dhe të Mistereve të gjithë të lashtëve të të gjithë epokave dhe në të gjitha shtrirjet, përhapën pothuajse në të gjitha vendet që njiheshin atëherë prej tyre mësimin dhe dijen me shkrim me anë të shkronjave të quajtura pellazge, Pelazgjika Grammatika, që prej mijëra vjetësh kanë qenë në bazë të gjithë shkrimeve rreth Mesdheut dhe kryesisht të Fenikishtes.

Në të gjithë Tempujt, në Orakujt ku shkonin për këshilla të lashtët gjuha e zakonshme dhe më e përhapur ka qenë gjuha Pellazge. Nëse gjuha Greke dhe Latine, me gjithë shkëlqimin që ato kanë pasur, nuk do të kishin mundur për shkak të elementit drejtues dhe  të elitës, ta  zëvendësojnë  Pellazgjishten  për  t’u bërë gjuhë liturgjike të Botës së Krishtere, është e sigurt se ato do të ishin zhdukur plotësisht nga faqja e dheut dhe do të kishte qenë gjuha Pellazge ose Shqipe, që do të kishte vazhduar gjithnjë.

Robert D’angely, “Enigma”, “Kur flitet për Greqishten epo ashtu edhe për Latinishten në lashtësi, nuk duhet menduar se këto dy gjuhë ishin në përdorimin e zakonshëm, njëra në Greqi dhe tjetra në Itali. Në këtë epokë të lashtësisë, ashtu siç ndodh prej tre shekujsh te ne dhe një shekull e gjysmë në Greqi, vërtetë mësimi bëhej Greqisht dhe bëhet ende, por gjuha që ishte në përdorimin e zakonshëm dhe që e dinte gjithë njerëzia si me gojë dhe me shkrim në të gjitha rrethanat ishte Pellazgjishtja në Greqi, gjatë gjithë periudhave të mëpastajme dhe vende-vende deri në epokën bashkëkohore, dhe për këtë Helada nuk bën përjashtim nga dygjuhësia, që karakterizonte dhe ende karakterizon gjithë popujt me origjinë të lashtë, duke na përfshirë edhe ne, shqiptarët me të folmet ose gjuhët tona të ndryshme, që e dyzojnë Frëngjishten , e cila është ngritur në shkallën e gjuhës zyrtare të Francës, si Bretonishtja dhe Korsishtja për shembull”.

Robert D’angely, “Enigma”, “Përse të lashtët e ngritën Greqishten dhe Latinishten, madje para se ato të formoheshin me përsosmëri, në shkallën e gjuhëve liturgjike, përgjigja për këtë pyetje është fare e thjesht, Priftërinjtë dhe Fetarët e lashtësisë, që parapëlqenin të përdornin Greqishten ose latinishten në vend të Pellazgjishtes ose Shqipes të formuar plotësisht, të njohur e të folur nga gjithë njerëzia e epokës dhe tashmë në përdorim për këtë qëllim, kanë pasur po ato arsye si priftërinjtë e sotëm. Është e qartë se fetarët tanë të sotëm vijojnë të ruajnë përdorimin e Latinishtes, Greqishtes, Arabishtes Kuranike, Hebraishtes së vjetër, Sanskrishtes etj., jo për të mënjanuar, siç deklarojnë ata, çdo gabim ose ngatërrim në transmetimin e vërtetë të doktrinës ose dogmës duke bërë përkthime të njëpasnjëshme, por për të mbajtur meshtarinë në vazon e vet të mbyllur e të izoluar, gjë që nuk do të mund ta bënin po të kishin vijuar të përdornin gjithnjë Pellazgjishten ose Shqipen, që e gjithë bota e dinte në atë epokë”.

Robert D’angely, “Enigma”, “Çfarë mund të nxjerrim si përfundim që ta kuptojmë shoqërinë e quajtur Greke të lashtë e cila në të vërtetë ishte Pellazge ose Shqiptare. Rezultati do të ishte më i mirë ose më i rëndësishëm, nëse koncepti ynë ose imagjinata jonë do të ndriçoheshin dhe do të udhëhiqeshin në hulumtimin tonë nga drita që vjen nga një lëndë shumë e madhe në numër dhe më e rëndësishme.

Puna është se na mungojnë shumë hallka në vargun e jetës së brendshme të Grekëve. Është e madhe errësira që rëndon mbi hollësitë, në atë pikë ku ndodhemi, që në fund dëgjohet në njohjen vetëm të historisë së Athinës edhe atë në mënyrë të kufizuar”.

Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë:

 

 

 

Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”

 

“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug, PINJOLL I FARËS SË  SHQUAR TË POPUJVE ILIRIK TË DALMACISË, LIBURNISË DHE POPUJVE TË TJERË TË TË NJEJTËS GJUHË QË POPULLOJNË DANUBIN DHE ZONËN QENDRORE TË THRAKISË, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndroj në ato vende, dhe  po u gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të  gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

Pra pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve në filologji, astronomi, arkeologji e gjithë atyre të dhënave të historianëve, udhëpërshkruesve dhe studiueseve të shumtë ndërkombëtarë, patjetërsueshëm konkludohet se: “Pellazgu ka qenë, njeriu i parë i kësaj bote dhe në Arkadi është krijuar nga dheu”.

Të gjithë këta studiues kanë ardhur në përfundim se shqiptarët janë pasardhës të vetëm të drejtpërdrejtë  të po këtij Pellazgu dhe të po këtyre Pellazgëve si populli më i lashtë.

Thuhet, se kontinuiteti zinxhiror vazhdon me: ILIRËT… DARDANËT… TROJANËT… MAQEDONËT… EPIROTËT… LIBURNËT… ARDIANËT… DALMATËT…  MOLLOSËT… ARBËRESHËT… ARVANITËT…  SHQIPTARËT…

Gjithashtu u konkludua se: GJUHA PELLAZGE, PRA GJUHA SHQIPE ËSHTË NËNË E GJUHËVE IDOEUROPIANE.   

Pra sipas tyre: GJUHA PELLAZGE DOMETHËNË GJUHA SHQIPE KA QENË GJUHA E HOMERIT GJUHA E ALEKSANDËRIT TË MADH GJUHA E PIRROS SË EPIRIT.

Po këta studiues kanë ardhur edhe te një përfundim tjetër i madh e i pakontestueshëm: DARDANËT ose ILIRËT përkatësisht PELLAZGËT, domethënë SHQIPTARËT janë THEMELUES edhe të TROJËS edhe të ROMËS.

N. P. ELEFTERIDHIS, studiues Grek thotë: “Helenët kanë qenë Iliro-Pallazg. Historia e popujve dhe historia e grupeve të ndryshme etnike të gadishullit të Ballkanit janë mbivendosur në mënyrë të pabesueshme. Një shtytje të madhe për këtë konfuzion dhe ngërç të problemeve etnike kanë qenë 500 vjet të okupimit Turk, sepse pushtuesit otoman luajtën rolin e shtrigës së keqe. Edhe sot është shumë vështirë për të gjetur se ku një komb i pastër etnikisht fillon e ku mbaron.

Megjithatë, por se si mund të shpërndajnë historinë shqiptare kur individ apo akademi të vendeve fqinje (duke përfshirë edhe Akademinë tonë, kryesisht nga aftësi të kufizuara), herë pas herë duke u përpjekur të keq informojnë historinë e shqiptarëve. Postimet jo-akademike që nxjerrin se nuk ka asgjë të përbashkët me Pellazgo-Ilirët, apo para-Ilirët, edhe pse,sipas studimeve të  mia Helenët mund të jenë një nga fiset Iliro-Pellazge, pastaj Pellazgët e kanë banuar shumë më herët gjitha pjesët e Ballkanit.

Duke u përpjekur për të dokumentuar historinë e fiseve që banonin në vendin ku është sot Greqia, sidomos Helenët, janë një histori e një fisi Pellazgo-Ilir.

Sot është e njohur se Greqia e sodit nuk e kishte emrin Helada apo Greqia deri sa u themelua shteti grek në vitin 1821, i cili hodhi idenë ( me ndihmën e historianëve dhe politikanëve anglez, francez dhe gjerman) se ata janë pasardhës të grekëve të lashtë dhe veçanërisht Helenëve, dhe se vendi i  tyre është quajtur kohë më parë Helada.

Greqia është quajtur në kohë të ndryshme në histori me emrat si fise që jetojnë në kohën e Paganizmit , por pasi u bë Krishterimi u quajt pjesë e Perandorisë Bizantine, por në disa momente para se të pavarësohej, historianët e ndryshëm  të Greqisë, e kanë përmendur emrin Helada dhe Helenët.

Pra, është historia e vërtetë e mbretit Otto (Oto në Greqi ishte vendosur nga Gjermania dhe Anglia si mbret i Greqisë, kur e mësoi gjuhën greke, ai vërejti se njerëzit që jetojnë në Athinë flasin një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe, dhe mbeti shumë i habitur dhe tejet i befasuar nga ky fakt. Gjithashtu është e ditur se ai u përpoq për të zbatuar një komb të fortë grek, aso duke i zgjeruar tokat e Greqisë, këtu duke e përfshirë edhe popullatën Arvanitase dhe të sllavo-maqedonasve, vllehve që në atë kohë jetonin në këto rajone.

Argumenti se nuk ka pasur një komb të fortë Grek u konfirmua në një takim në Londër ndërmjet një përfaqësuesi të shtetit Grek dhe një Ambasadori  Anglez kur u përmend fakti se Greqia është një shtet por jo një komb, dhe shqiptarët janë një komb, por jo një shtet (ajo e shekullit të 19 pas fitores së pavarësisë së Greqisë.

Kurse që nga historia e hershme e gadishullit Ilirik e deri më sot grekët  dhe shqiptarët kanë jetuar të quajtur si fise të ndryshme, dhe kanë lulëzuar në periudha të ndryshme dhe në rajone të ndryshme brenda gadishullin Ballkanik dhe në Azi të Vogël[7].    

 

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve me seli në Preshevë”.



[1] The Balkans, Nacionalism, War and the great powers” (Nacionalizmi, Ballkani, Lufta dhe fuqitë e mëdha), faqe 26.

[2] (Blood Lines from Ethnic Pride to Ethnic Terorism). Fq. 121-122.

[3] That Greece Might Still Be Free”, (Shteti Grek ende i pa definuar)

[4] “Heronjtë e Miteve Antike” fq.174.

[5] “Heronjtë e Miteve Antike” në faqen 331.

[6] Po aty fq. 296.

[7] PELAZGO-ILIRO-ALBANCI- U ODNOSU NA DRUGE NARODE U EVROPI I ŠIRE – STAVOVI PEDESETAK STRANIH NAUČNIKA (Istoričara, Istraživača, Filologa, arkeologa, Antropologa, Putopisaca i drugih). Knjiga Zagreb,1981.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch