Home » Opinione » Qeveria e Isës, midis “kudhrës e çekanit”

Qeveria e Isës, midis “kudhrës e çekanit”

Nehat Hyseni2Shkruan: Nehat Hyseni

 

Edhepse në dukje të jashtëme kemi përshtypjen se koalicioni PDK-LDK funksionon perfekt nga aspekti i mbrojtjes së Qeverisë, megjithatë e vërteta është se Isa Mustafa aktualisht gjendet “midis kudhrës dhe çekanit”!

 

Nga njëra anë, Qeveria e Isës është e sulmuar nga “fatura parazgjedhore” e PDK-së, dmth me premtimet për rritjen e pagave të shfrytëzuesve buxhetorë për 25%.

Në fakt, ky ishte korruptim klasik, apo blerje e votës së lirë që i siguroj PDK-së fitoren e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

 

Kjo  faturë tani duhet paguar nga Buxheti i Kosovës dhe Qeveria Mustafa është duke u ballafaquar me zvogëlim drastik të të hyrave buxhetore nga akciza e karburanteve, për shkak të rënies drastike të çmimit të derivateve të naftës.

 

Prandaj, rritja e premtuar e pagave nga Thaçi dhe kostoja e “fitores” së tij, kanë bllokuar arsimin dhe shëndetësi ë kosovare me grevat që e shantazhojnë shoqërinë kosovare dhe e vështirësojnë punën e Qeverisë dge zhvillimin ekonomik.

 

Ndërkaq, Hashim Thaçi i fërkon duartë nga kënaqësia me sikletin që ia ka shkaktuar partnerit të tij të koalicionit dhe “saçin” mbi kokë që ia ka vënë, duke e sfiduar rëndë funksionimin e tij!

 

Në anën tjetër, “droni serb”, Jabllanoviq, me dirigjim nga Beogradi, aktualisht e ka ndezur peshë opinionin kosovar, si dhe ka instaluar dhunën në Kosovë. Kësaj i është shtuar edhe Trepça, kinse si brengë e opozitës VAN dmth Vetëvendosje-AAK-Nisma, e cila don ta shfrytëzoj këtë “brengë”, për, siç u (vet) demaskua nga Ramush Haradinaj, shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare deri në qershor 2015.

 

Pra, meraku i opozitës aktuale, e cila numëron  vetëm 33 nga gjuthsej 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, dmth reth 25% ose çereku i saj. Kjo do të thotë se tri partitë opozitare e shohin veten të humbura dhe të pashpresë në debatin parlamentar.

 

Andaj, ata kanë zgjedhur rrugën, meqë, siç deklaroi Albin Kurti, aty na qenka populli, kurse votuesit e Kosovës nuk na qenkan popull.

 

Aventurat e tyre shkuan aq larg, sa që ata “urdhëruan” heqhen e barrikadave dhe sulm ndaj Qeverisë dhe shtetit, për ta nxjerrur Kryeministrin nga zyra dhe për të vendosur vet rend e rregull!

 

Pra, ky yrish në botën demokratike ka një  emër: grushtshtet!

 

Për instalim të pushtetarëve dhe pushtetit të rrugës, në vend të pushtetit dhe pushtetarëve të votës së lirë!

 

Gjithësesi, të gjithëve tani u është e ditur se shkarkimi i Jabllanoviqit paraqet prishje të kialicionit qeverisës me Lista Srpska, që na u instalua gjatë kohës së Qeverisë “Thaçi-2” dhe kjo paraqet hiç më pak se “Kali të Trojës” brenda sistemit, duke tentuar që në çdo kohë ta minojnë stabilitetin e Kosovës, ku kontribut shumë të zellshëm ka dhënë sidomos AAK dhe Ramush Haradinaj personalisht.

 

Kurse, tani janë hudhur në protesta, duke me duar se e kemi harruar angazhimin e tyre për t’u siguruar përfaqësim të dyfishtë të serbëve në Kuvendin e Kosovës, meqë luftonin për t’u siguruar atyre edhe dhjetê vendet e rezervuara!

 

Pra, po të fitonte AAK, tani do kishim 20 deputetë serbë, e jo dhjetë që i jemi tani në Parlamenti  e Kosovës. Në Kosovë aq të vogël e të brishtë, luhen aq shumë demagogji makabre, që nuk i mban dheu!

 

Pasojat janë të mëdha, madhe të pallogaritëshme.

Kolonat e refugjatëve që s’kanë të ndalur, rrezikojnë ta boshatisin “Kosovën e lirë”, duke ia lënë atë “çlirimtarëve” e pushtetarëve dhe të punësuarve, që nuk ngopen.

 

Politikanët, e kanë privatizuar çdo aset dhe pasuri të Kosovës. Të punësuarit nuk ngopen edhe me rrogat më të larta në rajon, edhepse jetojnë e punojnë në shtetin më të varfër të rajonit dhe Europës!

 

Hajnia, korrupsioni e energjia negative për të rrënuar çdo gjë, ka eskaluar në dhunë të tërbuar në rrugët e Kosovës.

Mbase shkarkimi i Jabllanoviqit, do na i zgjidhë të gjithë këta probleme dhe Kosova do hapë rrugën dhe perspektivën e saj pa probleme e sfida të tjera?!

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress