Home » Lajme, Vendore » Qeveria e Kosovës emëron grupit punues për bashkëpunim me Gjermaninë për vizat

Qeveria e Kosovës emëron grupit punues për bashkëpunim me Gjermaninë për vizat

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizim të vizave.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka propozuar emrat e anëtarëve të gëtij grupi.

“Kërkoj të aprovohet kërkesa për krijimin e grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizim të vizave me personat Selim Selimi kryesues, Rejhane Vuniqi anëtare, Lirak Qelaj anëtar, Altin Ademi anëtar, dhe Dardan Koqani anëtar”, tha Haradinaj.

“Shprehi qëndrimin edhe të kancelares edhe timin për liberalizim ishte kërkesë që menjëherë të fillojnë grupe teknike në mënyrë që kur të ndodhë liberalizimi mos me hup kohë në procedura. Kam propozuar personin e parë Selim Selimin se ishte me mua aty. Po e kancelares gjermane dhe ministrit të brendshëm e kemi po krejt procedurat duhet t’i ndjekim në mënyrë që edhe tekniksht të funksionojmë”, ka bërë të ditur Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch