Home » Lajme » Qeveria e re në Kosovë, seanca e votimit mbahet nesër

Qeveria e re në Kosovë, seanca e votimit mbahet nesër

Seanca ku do të votohet qeveria e re drejtuar nga Avdullah Hoti, nga LDK, do të mbahet nesër më 3 qershor. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, pas të cilës shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, u shpreh i bindur se të mërkurën do të votohet qeveria e re, pasi siç thotë, i kanë 65 votat e nevojshme.

 “Ne jemi të sigurt që e kemi thirrur një seancë për nesër në ora 11 dhe në të cilën secili deputet mbi bazën e bindjes së vet do të votojë”, Arben Gashi, kreu i grupit parlamentar të LDK.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.

‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re.

Driton Selmanaj, zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami, ministre e Financave,

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi, minsitre e MKRS-së,

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi,  ministër i Infrastrukturës,

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch