Home » Lajme, Vendore » Qeveria e Republikës së Serbisë i ka ofruar punëtorëve arsimor rritje prej dy për qind të pagave gjatë muajit tetor dhe dy për qind vitin e ardhshëm

Qeveria e Republikës së Serbisë i ka ofruar punëtorëve arsimor rritje prej dy për qind të pagave gjatë muajit tetor dhe dy për qind vitin e ardhshëm

Sindikatat vlerësojnë se kjo është larg nga ajo që kanë kërkuar. Negociatat e sotme të përfaqësuesve të shtatë përfaqësive të sindikatave të arsimit dhe anëtarëve të Qeverisë kanë përfunduar pa marrëveshje, transmeton Titulli. Qeveria, arsimtarëve i ka ofruar rritje të pagës së tetorit me dy për qind dhe dy për qind në prill. Ministri i financave dhe ekonomisë Mllagjan Dinkiq pas takimit ka thënë se buxheti është gjet në “gjendje katastrofe” dhe se rritje të ngjashme të pagës do ti ofrojë edhe sindikatave të shëndetësisë. Kjo nuk është e mjaftueshme, duke marrë parasysh situatë ekonomike të qytetarëve, mirëpo kjo është ajo që më së shumti mund të ofrojmë duke ditur situatën ekonomike në vend”, ka thënë Dinkiq. “Të gjithë të punësuarit në institucionet publike do të kenë vendet e punës të sigurta, mirëpo duhet të kenë mirëkuptim për ardhmërinë e vendit. Nëse nënshkruhet kjo marrëveshje sociale, do të mundësohet stabilitet në shtet”, ka shtuar Dinkiq. Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë Zharko Obradoviq ka thënë se Qeveria ka pranuar vazhdimin e pagesës jubilare dhe çmimeve të Shën Savës në vlerë prej 4.000 dinarëve. Përfaqësuesit e sindikatave kanë paralajmëruar se propozimin për rritje të pagave do ti prezantojnë organeve më të larta në sindikatat e tyre, të cilët edhe do të vendosin rreth asaj se a do të pranohet kjo rritje e pagave. Kryetari i Sindikatës së arsimit të Serbisë Branisllav Pavlloviq ka thënë se përgjigja e sindikatit do të duhej të dihet deri në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, respektivisht deri të enjten më 6 shtator. Kryetari i Bashkimit të sindikatave të punëtorëve arsimor Dragan Matijeviq ka thënë se ky sindikatë nuk ka heqë dorë nga greva paralajmëruese që është paraparë për 3 shtator, ndërsa protesta do të fillojë në orën 12 në Sheshin Nikolla Pashiq në Beograd. Sipas fjalëve të tij, Bashkimi i sindikatave ka anëtarë në rreth 700 shkolla në Serbi dhe se atë ditë mësim do të mbajnë vetëm mësuesit që mësojnë paralelet e para fillore. Ai ka thënë se asnjë kërkesë e sindikatës nuk është plotësuar, pasi që kjo organizatë ka kërkuar rritje prej pesë për qind në tetor. Kryetari i sindikatës së Qytetit për punëtorët arsimor “Pavarësia” Tomisllav Zhivanoviq, ka thënë se nuk beson se sindikati i tij do të pranojë ofertën për rritje, pasi që me të degradohen të punësuarit në arsim./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch