Home » Lajme, Vendore » Qeveria e Turqisë fton të interesuarit nga Presheva për bursa studimi

Qeveria e Turqisë fton të interesuarit nga Presheva për bursa studimi

Stema e PreshevesQeveria e Turqisë siguron bursa për studentet e huaj për vitin akademik 2014/2015 për nivelin deri diplomik  (bachelor) të studimeve. Një lajmi I tillë ka arritë në adresë të kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa , ku të drejt konkurimi do të kenë të gjithë maturantët e Preshevës.

 

Qeveria e Turqisë edhe këtë vit siguron bursa për studentët e huaj me qëllim që të kontribuojë në shkollimin e të rinjve nga shtetet mike. Gjithashtu ka për qëllim të krijojë ura të shoqërimit në mes të individëve dhe shteteve përmes shkollimit, dhe ndihmon që të plotësohen kërkesat e studentëve.

Periudha e aplikimit për “Bursat Turke” për nivelin deridiplomik ( bachelor ) për vitin akademik 2014/2015 veç se ka filluar.

Koha e fundit për aplikim është 19 Maj 2014. Aplikacionet duhet te bëhen online ose direkt tek autoritetet relevante turke përmes “ Aplikacioneve te Programit Deridiplomik te Bursave Turke për vitin 2014 “,  e cila është e publikuar  edhe ne web faqen  https://basvuru.turkiyeburslari.gov.tr/en  dhe https://basvuru.turkiyeburslari.gov.tr ,  thuhet ne letrën e Ambasadës Turke në Beograd dërguar kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa

 

 

Njofton kabineti i kryetarit Presheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch