Home » Lajme » Qeveria e Turqisë ofron bursa për studentët e Preshevës për studimet e tyre në Turqi

Qeveria e Turqisë ofron bursa për studentët e Preshevës për studimet e tyre në Turqi

Z. Ragmi Mustafa

Kryetar i Preshevës

Beograd, 3 Maj, 2012

 

 

 

 

I nderuari Z. Kryetar

 

Qeveria e Turqisë ofron bursa për studentët e huaj me qëllim që të kontribojë në edukimin e të rinjëve në vendet fqinje. Gjithashtu ka për qëllim që të ndërtojë lidhje miqësore mes njerëzve dhe shteteve, nëpërmjet edukimit dhe të ndihmojë në përmbushjen e resurseve të caktuara njerëzore kjo si kërkesë ndaj shteteve të cilave ju ofrohen bursat.

 

Këtë vit, bursat e dhëna nga Turqia studentëve ndërkombëtarë u transformuan në një program të ri. Këtij dokumenti do ti bashkangjiten edhe fletë informacione për programin në fjalë si dhe formularët për aplikim.

 

Nxënësit e interesuar duhet të aplikojnë deri më së voni më date 1 qershor të vitit 2012 nëpërmjet faqes së Kryesisë për Turqit Jashtë dhe Komunitetet e Afërta (www.ytb.gov.tr).

 

Do të ju jemi mirënjohës nëse do të na ndihmoni që ti njojftojmë nxënësit e Preshevës për bursat që mund ti fitojnë për studimet e tyre.

 

Qëndroj në atë me shpresë që ta vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin tone.

 

Me respect,

 

Ozlem Demir

Përfaqësues Kryesor i këtij Shërbimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftime për Bursat e Turqisë ofruar Nxënësve Ndërkombëtar

 

Kohëve të fundit nxënës nga më shumë se njëqind shtete të botës po aplikojnë në Universitetet e Turqisë.

 

Deri më këtë vit, nxënës të caktuar nga qeveritë e huaja do të vijnë në Turqi nëpërmjet të provimit të njohur si TCS. Më 11 janar të këtij viti (2012) bursat e dhëna nxënësve ndërkombëtar nga Republika e Turqisë u transformuan në programe të reja për bursa.

 

Kushtet për sistemin e ri të dhënies së bursave janë si vijojnë:

 

1. Aplikimi (konkurimi): Nxënësit e interesuar duhet të aplikojnë deri më 1 qershor 2012 nëpërmjet web faqes së Presidencës për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afërta (përreth) (www.ytb.gov.tr). Dokumentet e nevojshme do të skanohen dhe do të bafrten në web faqe nga aplikuesit. Nxënësit do të kenë mundësinë të aplikojnë me më pak dokumente se në të kaluarën. Tabela për procesin e aplikimit mund të gjendet në http://www.trscholarships.org/en

 

2. Zgjedhja e nxënësve do të bëhet në dy faza. Në fazën e pare nxënësit me qëllime të larta akademike do të zgjedhen me përmbushjen e më së paku një prej këtyre kritereve: diplomë të studimeve, rezultate të provimit pranues në universitet, rezultate nga provimi i matures shkollore, rezultatet e provimit ndërkombëtar, sukses mesatar të lëndëve nëse ka vit të fundit në shkollë të mesme. Nxënësit do të zgjedhin vetë universitetet dhe degët e studimit gjatë aplikimit. Pas plotësimit të aplikimit nxënësit të cilët janë competent për këto studime do të ftohen për intervista. Në raste kur tek ndonjë aplikues nuk mund të ketë qasje për shkak të largësisë së madhe aplikimi i tij do të mundësohet me njërën prej këtyre medotave: dokumente të dërguara në postë (me letër), intervista telefonike ose on line nëpërmjet të internetit.

 

Në fazën e dytë, do t’u nënshtrohen intervistave. Interivstuesit do të vlerësojnë për lidhjen e formimit kulturor akademik të aplikuesve departamentit në të cilin ai/ajo aplikon, vizionin apo mendimin e saj për vendin e saj/tij dhe për Turqinë dhe më në fund për planet për karierën e tij/saj. Aplikuesit do të vendosen në një nga universitetet apo degët përkatëse të caktuara sipas pikëve të arritura në këto dy faza. Intervistat do të mbahen në qershor/korrik dhe gusht në përputhje me programin akademik të vendeve. Aplikuesit e suksesshëm do të njoftohen në gusht.

 

3. Nuk ka numër të kufizuar të nxënësve që duan të aplikojnë. Nxënësit të cilët janë me sukses të mire dhe fushat të cilat ata i zgjedhin përputhen me aftësitë personale të tij/saj do të vendosen si një nga preferencat e tyre duke marrë parasysh aftësitë tyre akademike. Përveç kësaj një sasi e caktuar e aplikuesve do të jenë rezervë për aplikuesit të cilët vendosin që të heqin dorë nga e drejta e studimit në Turqi; në fakt këto aplikues reserve do të vendosen në universitetet apo departamendet përkatëse në bazë të rradhitjes sipas suksesit të tyre.

 

4. Janë vënë rregulla të reja me qëllim që të shtohet dëshira e studentëve për aplikim në universitetet apo departamentet e dëshiruara. Aplikuesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan të studiojnë edhe në ndonjë nga universitetet private të Turqisë. Gjithashtu edhe numri i degëve apo departamenteve ku nxënësit mund të studiojnë në gjuhën angleze është ritur dukshëm.

 

5. Aplikuesit duhet të tregojnë sukses të arritur me minimum 60 % në fushat e caktuara: dilpomë e shkollës së mesme, provim pranues në universitet, rezultate të mjaftueshme në provimin e matures (shkollës së mesme) dhe rezultate të mira në provim ndërkombtar. Nxënësit të cilët ende nuk kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të parashtrojnë kërkesë ku tregohet se mesatarja e arritur në lëndët e tyre të mbajtura deri në atë kohë është minimum 60%.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch