Home » Lajme, Opinione » QEVERIA SERBE KA ARRITUR REZULTATE BRENGOSËSE NË PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

QEVERIA SERBE KA ARRITUR REZULTATE BRENGOSËSE NË PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni


Propaganda serbe është aq e fortë, sa që arrinë pa vështirësi që t’i përçajë shqiptarët, duke i krijuar kështu vehtes lehtësi të madhe për t’i sunduar dhe nështruar ata. Meqë ne në Luginë pas vitit 1999  kemi mbetur pak, dmth. pa shqiptarët e Kosovës (të cilët fituan pavarsinë), kjo propagandë serbe shumë më lehtë po arrinë rezultate spektakulare në këtë trevë.

Si po ia arrinë politika serbe qëllimeve të veta antishqiptare në Luginë ?

Qeveria e Serbisë dhe Trupi Koordinues objektivat e veta antishqiptare po i arrinë duke e shfrytëzuar armën e vet të vjetër: përçarjen e  shqiptarëve.

Ndërkaq, përçarjen e shqiptarëve të Luginës, faktorit fetarë të tij ( imamëve dhe xhamive) , si dhe faktorit politik (partive poltikle dhe liderëve), Qeveria serbe është duke e arritur me joshjen e personave të caktruar (fetarë e politikë), duke u siguruar atyre (hoxhallarëve dhe politkanëve të caktuar shqiptarë) përfitimke materiale nga fondet e veta publike, por më tepër nga fondet e veta sekrete, që kryesisht Qeveria serbe i klasifikon  disi si “shpenzime të tjera”, që janë fonde të destinuara për qëllime politike: për financimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, si dhe për përçarjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si qëndron puna me liderët politikë të Luginës së Preshevës në këtë drejtim?

Duke i nxitur të deklarohen në mënyrë “radikale” për veprimin politik, ata e pamundësojnë dhe e rrënojnë çdo nismë politike të shqiptarëve në Luginë, duke u mbështetur kryesisht te disa parti polItike të shqiptarëve të Luginës, të cilat janë formuar nga disa firma private të cilat i sponzorojnë ato parti, të cilat si shpërblim nga Qeveria serbe marrin kredi “të buta”, me të cilat janë duke blerë prona gjithandej nëpër Kosovë, me fokus të veçantë në Gjilan.
Firmat e tilla në mënyrë enigmatike pasurohen dhe “përparojnë”, ashtu sikur edhe disa liderë të pushtetit lokal, të cilët janë shndërruar në “biznesmen të suksesshëm”, edhepse askush nuk ia din “bizneset” e tyre?!
Këto parti dhe këta liderë këtë e bëjnë duke e rrënuar çdo nismë për unitet kombëtarë, për të krijuar n jë institucion të përbashkët për të gjithë shqiptarët në këto troje. Me këtë ata e shpërblejnë mbështetjen  e Qeverisë serbe për ata.
Cilat janë pasojat nga veprimi i tillë i tyre?

Pasojë e drejtëpërdrejt është se ne, asnjëherë deri më tani nuk kemi mundur të formojmë një organ të përbashkët dhe unikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kështu, ata u deklaruan kundër Trupi Koordinues të  Qeverisë serbe që u formua nga trysnia e BE dhe nga SHBA, pas konfliktit të armatosur.

 

Kjo ia lehtësoi Serbisë punën, duke e bërë skajshmërisht joefikas dhe jointeresant për shqiptarët, kurse fajin për këte ia hidhte palës shqiptare.Ndërkaq, liderët shqiptarë që ishin “kundër”, takoheshin me oficerë ushtarak dhe me Çoviqin pandërprerë në qytete të ndryshme të Serbisë, pra larg syve të opinionit shqiptarë të Luginës, duke ushtruar kështu veprim dyfytyrësh, që kishte pasoja shkatërrimtare dhe komprometuese pë shqiptarët e Luginës.
Avazin e njejtë këta e vazhduan edhe me formimin e Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës. Pra, duke shitur “patriotizëm” radikal ditën dhe duke u takuar me qarqet serbe (zyrtare e gjysmëzyrtare) natën.

Pra, Serbia e dinë fare mirë se “kalaja më së lehti rrëzohet nga mbrenda”, duke përçarë kështu faktorin fetarë dhe politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me këtë ajo ia lehtëson vehtes (me ndihmën tonë ) pozitën politike para faktorit ndërkombëtarë, duke i amortizuar kështu edhe veprimet e veta anticivilizuese në pjesën veriore të Kosovës.

Si rezultat të kësaj gjendjeje, tani kemi situatën kur shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pothuajse plotësisht të heshtur dhe krijohet përshtypja se këtu çdo gjë është perfekte dhe nuk ka kurrëfarë problemi.

Opinioni mbarëshqiptarë nuk e ka të qartë se si u ndërlidhën “opcionet” serbe për “Shqipëri të madhe” të presidentit serb Boris Tadiq, si dhe të idesë për ndarjen e Kosovës të Ivica Daçiqit me idenë e”shkëmbimit të territoreve” të një lideri shqiptarë të Luginës?!

Pra, uniteti i faktorit fetarë dhe politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet sfidë e madhe, nga realizimi i të cilit do të varet edhe perspektiva dhe ardhmëria, por edhe fati i tyre në këtë rajon.

 

Ky unitet aktualisht duhet ndërtuar doemos nëpërmjet Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës, i cili nuk ka alternative. Pastaj, ai ka legjitimitet të plotë nga vota e shumicës shqiptare, si dhe mbështetje nga faktori politik ndërkombëtarë, e sidomos nga SHBA, dhe si i tillë nuk mund të anashkalohet dhe të injorohet as nga Qeveria e Serbisë, e sidomos nuk duhet injoruar nga faktorët politik shqipëtarë.

 

Andaj, doemos duhet ndërtuar dhe forcuar unitetin e plotë në mbështetje të KNSH-së, duke e funksionalizuar dhe forcuar politikisht veprimin e tij në dobi të zgjidhjes së problemeve dhe të drejtave e lirive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch