Home » Lajme, Vendore » Qeveritarët serb me seriozitet e kanë marrë ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë

Qeveritarët serb me seriozitet e kanë marrë ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë

Në takimin e fundit Thaçi – Daçiq është thënë se kanë arritur pajtim për këtë gjë, ndërsa mediat thonë se dy kryeministrat kanë kërkuar fonde nga BE.

 

Ministri i Transportit i Serbisë Milutin Mrkonjiq thotë se Serbia planifikon ndërtimin e një autostrade nga Negotini përmes Zajeçarit, Nishit, Prishtinës dhe Pejës, deri në kufi me Shqipërinë.

Komentet e tij vijnë pasi që në takimin e kësaj jave në Bruksel, në mes të kryeminstrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Ivica Daçiq dhe kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, u tha se është arritur pajtim, për krijimin e një grupi punues, që do të përgatiste studimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Nish, ndërkaq, siç raportuan mediat nga BE është kërkuar financimi i projektit.

“Kreu i qeverisë, Ivica Daçiq ëhstë njeri shumë praktik dhe e di programin e zhvillimit të trafikut të Serbisë”, ka thënë Mërkonjiq për mediat serbe.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch