Home » Lajme » Qeveritarët shqiptarë në Maqedoni hapje e kufirit me Preshevën në vitin 2014

Qeveritarët shqiptarë në Maqedoni hapje e kufirit me Preshevën në vitin 2014

Në programin e ri qeveritar është vendosur si prioritet edhe hapja e vendkalimeve kufitare me Kosovën, Luginën e Preshevës, etj.

 

Zyrtarë të lartë të BDI-së, theksojnë se  realizimi i këtyre projekteve është parashikuar në programin e Qeverisë 2011-2015.

“Projektet që ne i kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore dhe i kemi të përmendura edhe në programin tonë, janë projekte që janë të përmendura edhe në programin e Qeverisë dhe kështu ato në katër vjeçarin e ardhshëm do të jenë projekte që do të realizohen me fonde nga buxheti qendror dhe në këtë mënyrë ne sigurojmë edhe shpërndarje të barabartë dhe transparente të buxhetit që është një nga kërkesat kryesore jo vetëm të BDI-së por gjithë shqiptarëve në përgjithësi” është shprehur Abdilaqim Ademi, ministër i ardhshëm i kabinetit të ri qeveritar në Maqedoni .

Mirëpo, sipas parashikimeve, hapja e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe Luginën e Preshevës do të realizohet më së voni në vitin 2014, pasiqë asfaltimi i rrugëve që cojnë deri në këto vendkalime është paraprarë të kryhet gjatë periudhës kohore 2013-2014.

Në programin Qeveritar janë parashikuar investime në infrastrukturë, në korridorin 10, ndërtimin e rrugëve Tabanoc-Kumanovë, Shkup-Bllacë, rruga rajonale nga Kërçova deri tek Ura e Boshkit dhe Dibër, rruga deri në kalimin kufitar Bellanoc-Stançiq, ku është parashikuar edhe hapja e këtij kalimi kufitar, rruga deri në Tanushë ku është parashikuar hapja e kalimit kufitar me Kosovën, rruga deri në kalimin kufitar Llojan-Miratoc ku është parashikuar gjithashtu hapje e këtij kalimi kufitar. Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, rruga rajonale Kumanovë-Likovë-Haraçinë. (INA)

These fights escalate with frightening regularity, and in more than one case, teens have died as a http://celltrackingapps.com/ result of fights started on social media

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch