Home » Lajme, Vendore » Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

Janë bërë dy vite që kur rezoluta për Kosove Lindore kaloi në Kuvendin e Republikë së  Kosovës dhe me shumica e pikave nga ajo rezolutë që  as qe u morën parasysh te realizohen nga institucionet Kosovare.

Pike shume  e rëndësishme për banore e tri komunave qe jetojnë ne Kosovën Lindore është edhe pika 8. e rezultues e cila parash që  Kuvendi i Republikës së Kosovë të mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane.

Nga miratimi i rezolutës gjer  tani ka pasur vetëm një shkëndit në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës  në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimore që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë  e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë por mbeti vetëm Adhok dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdore dhe si adutë tallëse nga kryeministri Vuqiq gjate vizitës ne Preshevës  ku tha: se ata te juajte nuk po ju ndijojnë fare.

Vatra logoNevojat e qytetareve te luginës janë shume te mëdha, duke ditur diskriminim qe po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj te Bujanoct,Presheves, dhe Medvegjes ne  ndarjet buxhetore duke i ndare vetëm një shume simbolike sa për te thëne ne sytë e opinion se ja edhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet ka beret qe nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria te jete shume e mirëseardhura dhe shume jetike për këta banore.

Është emergjente fondi humanitare për këto tri komuna te krijohet sa me pare dhe te behet i përhershëm te parashihet ne vijat buxhetore te dyja shteteve ame atij te Kosovës dhe Shqipërisë , ku do te garantohej një qëndrueshmëri  ne investime aty ka kane nevoje qytetaret e Kosovës Lindore, siç  janë: kthimi, infrastruktura, arsimi, shëndetësi etj.

Enver Haziri

Anëtare Kryesisë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress