Home » Lajme, Vendore » QSA solidaritet me familjet në nevojë për të tejkaluar acarin dimëror

QSA solidaritet me familjet në nevojë për të tejkaluar acarin dimëror

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë po realizon projektin për ti ndihmuar familjet me kushte të rënda  ekonomike. Projekti ka paraparë  që familjes përfituese ti dërgohen nga pesë meter dru,ku përfitues janë 80 familje nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Në prag të dimrit Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit është duke realizuar projektin Përkrahja Dimërore. Projekti në fjalë ka të bëjë me përballjen ndaj ftohtit dimëror,duke pasur vëmendjen tek familjen me kushte të rënda ekonomike e që nuk kanë mundësi ti sigurojnë drunjtë. Sipas kryetarit të shoqatës QSA Lejlan Sadiku projekti ka paraparë  që familjes përfituese ti dërgohen  nga pesë metër dru.

Nga ky project kanë  përfituar 80 familje  nga dy komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Sot QSA ka shpërndarë drunj  për  familjet të cilat janë përfitues  të këtij projekti. Dy familjet në fshatin Miratoc më nuk do të kenë frikë për të ftohtin dimëror,pasi tani më falë QSA ata siguruan drunjtë për stinën  e dimrit.

Ky projekt mbështetet dhe financohet nga organizata gjermane Muslime Hilfen,e cila u tregua e gatshme për tu solidarizuar me njerëzit në nevojë të Luginës  në këtë stinë të vështirë dimri.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch