Home » Lajme, Vendore » Qyqarët po vazhdojn të shkruajn e komentojnë me emra të imagjinuar dhe me nofka të shpifura!

Qyqarët po vazhdojn të shkruajn e komentojnë me emra të imagjinuar dhe me nofka të shpifura!

Këtyre ditëve të fundit është shfaqur përsëri praktika e shkrimeve me emër të autorit i cili askund nuk egziston as i gjallë.

Shesin mend, japin këshilla, kritikojn, etiketojn, shpifin, e çka jo tjetër. Nganjëherë e kanë edhe mirë, e në përgjithësi nuk e kanë mirë. Dhe qyqarët edhe kur e thonë të vërtetën as në atë rast nuk e kanë guximin të paraqiten me emrin e vet që i’a kanë dhënë prindërit, janë të gatshëm ta ndryshojnë edhe emrin e vetë origjinal vetëm e vetëm sa për të shkruar diçka kundër dikujt që në mënyrë organike e urrejn dhe me të cilin me asgjë nuk janë të barabart.

Ditëve të fundit po thuaj se nuk kalon ditë që në postën elektronike të mediume që funksionojn në Luginën e Prëshevës, si ato elektronike, të shkruara, e sidomos web-faqet dhe portalet e internetit nuk pranojn nga një shkrim anonim ose me emër të rrejshëm.

 

Është e qartë se këto shkrime nuk po arrinë të publikohen kështu që  qyqarëve po i shkon mundi posht. Është me rëndësi të dihet edhe një gjë, këta qyqarët kurrsesi nuk po e kuptojnë se udhëheqësit e mediumeve dhe administratorët e portaleve në shumicën e rasteve po e dinë se nga kush po postohen këto shkrime dhe komente me emra dhe nofka të shpifura.

Duhet të jemi të sinqert, nuk është edhe aq numri i madh i qyqarëve që shkruajnë anonim ( të sigurt vetëm një në Bujanoc, dhe një në Preshevë, kurse komentuesit janë vetëm pak më shumë ), të cilët provojnë në mënyra të ndryshme ta publikojn shkrimin, duke imagjinuar emrin, duke i’a ndryshuar vetëm një shkronjë e-mailit sa për ta habitur administratorin dhe varianti më i fëlliçur duke i’a vjedhur password-in e e-mailit të shokut.

 

Udhëheqësit e mediumeve, por edhe të portaleve, po i identifikojn se kush janë këta monstrum-kanibalist. Saktësisht e dinë se kush qëndron prapa.  p.sh. Besnik Hysave, Alush Preshevës, Nehat_Hyseni edhe disa të tjerëve.

Ndoshta ditët në vijim, ndonjëri nga këto mediume do t’i publikoje emrat e vërtet, pse jo!?

Këta individ është mirë t’i njoh opinioni, dhe pastaj të jemi të sigurtë se si t’i quajm e mos t’i hym në hak. Qyqar, monstrum, kanibal apo ndoshta janë njerëz të sëmurë, dhe në atë rast nuk do t’i quajm me këto emra, as nuk do ti urrejmë, por do t’i ofrojm dhe ndihmojmë të shërohen.

 

RTV- Spektri

B u j a n o c.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch