Home » Lajme » Qytetarët e Luginës së Preshevës ankohen gjatë hyrjes së tyre në kufirin e Maqedonisë

Qytetarët e Luginës së Preshevës ankohen gjatë hyrjes së tyre në kufirin e Maqedonisë

Qytetarët e Luginës së Preshevës ankohen gjatë hyrjes së tyre në kufirin e Maqedonisë, për shkak të vonesave dhe procedurave shtesë për kalimin e kufirit, edhe përkundër hyrjes në fuqi të kalimit kufitar vetëm me letërnjoftime, njofton INA. Kalimtarët e kufirit theksojnë se janë të irituar me policinë kufitare të Maqedonisë, e cila obligon çdo shtetas të Serbisë të plotësojë një formularë me të dhënat personale gjatë hyrjes në Maqedoni. Plotësimi i këtyre formularëve me të dhëna elementare po shkakton vonesa në këtë pikë kufitare. Ata për të shmangur vonesat kanë nisur të përdorin pasaportat. “Po krijohen shumë vonesa, sepse po duhet të plotësojnë këto formularë, edhe pse besuam se me letërnjoftime nuk do të kishte aq shumë probleme dhe pritje nëpër pikat kufitare dhe shpresuan se kjo do të na lehtësonte më shumë kalimin. Një procedurë e tillë po zbatohet që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime. Nga ana tjetër, Serbia nuk detyron shtetasit e Maqedonisë që të plotësojnë formularët e tilla.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch