Home » Lajme, Vendore » Qytetarët e Luginës së Preshevës prej sot hyjnë në Kosovë pa taksa

Qytetarët e Luginës së Preshevës prej sot hyjnë në Kosovë pa taksa

Qytetarët e Luginës së Preshevës nga dita e sotme kanë nisur të udhëtojnë  në  drejtim të republikës së Kosovës pa paguar taksën e policës së sigurimit.

Dhe kështu që në mëngjes është vërejtur fluks i madh i qytetarëve, të cilët e kanë përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës. Megjithatë në  pikat kufitare që lidhen me Kosovën qytetarët nga Lugina duhet të pajisen me policën e sigurimit që vlen për 15 ditë. Për këtë sigurim drejtuesit e makinave nuk do të paguajnë, mirëpo përveç nënshkrimit të policës, kësaj here duhet t’i nënshtrohen procedurës së kopjimit të letërnjoftimit si dhe librezës së veturës. Por kjo procedurë ka krijuar  radhë të gjata të makinave.  Vendimin e qeverisë së Kosovës e kanë përshëndetur të gjithë liderët e Luginës. Për kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa heqja e taksës , në të gjitha aspektet  do të forcojë edhe më shumë lidhjet ndërmjet shqiptarëve të Luginës dhe qytetarëve të republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës në muajin dhjetor të vitit 2011 kishte vendosur taksat për veturat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, por nga kjo deri tani kanë pësuar vetëm shqiptarët e Luginës , pasi serbët shpesh kanë lëvizur  me dy palë tabela duke iu shmangur kështu kësaj takse. Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës,vetëm brenda tetë muajve të fundit kompanitë e sigurimeve  kanë shitur rreth 335 mijë polica me vlerë 13 milionë euro, transmeton RTV Presheva.

Vendimi për heqjen e taksës për qytetarët e Luginës së Preshevës u hoq në kohë fushate nga ata që vetë e vendosën më 26 dhjetor të 2011-ës.

E tillë del të jetë edhe atëherë kur një lëvizje nga ajo pjesë e shqiptarisë po interesohet të dijë nëse po hyn në fuqi vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

 

Prandaj, në mesnatë Lëvizja “Vatra”, me anëtarë të vet, ia mësynë pikës kufitare në Dheun e Bardhë për t’u vërtetuar nëse ka qenë vendim serioz i ekzekutivit të vendit.

“Ka kaluar tashmë ora 24, e datës 21 tetor, dhe në kufirin e Kosovës kanë hyrë veturat e para të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, e të cilët nuk i janë nënshtruar pagesës së taksës, e cila ishte e vendosur vite më parë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Sejdullah Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra”.

Qytetarët e parë që hynë në Kosovë u shprehën të kënaqur me heqjen e kësaj takse, të cilët thonë se nuk është dashur të vendosej asnjëherë.

Ata që tashmë kaluan kufirin me këtë dokument kanë të drejtë qëndrimi në Kosovë për 15 ditë.

Në rast se dëshirojnë të zgjasin këtë afat, atyre u duhet të kthehen prapë në kufi për të vazhduar kohën e qëndrimit.

Por, qytetarët dhe ata që kanë origjinën nga Lugina e Preshevës thonë se heqja e kësaj takse nuk mjafton, prandaj kërkojnë që me anë të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe çështja e heqjes së taksës edhe për ata qytetarë që nga Kosova hyjnë në Serbi.

Qeveria e Kosovës, më 11 tetor të këtij viti e ka miratuar vendimin për heqjen e taksave për veturat që hyjnë në Kosovë nga Lugina e Preshevës.

Ky vendim i ekzekutivit vjen pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës dhe një sërë kërkesash të qytetarëve, shoqatave dhe liderëve të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch