Home » Lajme, Vatra, Vendore » Qytetarëve që u janë pasivizuar dokumentet në sërbi le të lajmërohen tek ‘’Vatra’’

Qytetarëve që u janë pasivizuar dokumentet në sërbi le të lajmërohen tek ‘’Vatra’’

Shumë qytetarë që jetojnë në Gjilan të dëbuar nga Presheva,Bujanoci e Medvegja, të cilët kishin dokumente-shtetësi të sërbisë, nga viti 2012 kanë filluar të pasivizohen dhe të ç’regjistrohen dhe me shumë vështirësi kanë arritur t’i vazhdojnë para se t’ju dal afati kohorë. Tani më nuk janë duke i vazhduar pasaportat dhe letërnjoftimat e atyre që nuk jetojnë në sërbi edhe pse ligji i shtetit sërb e parasheh që një person ka të drejtën e dy shtetësise dhe të jetojë ku të donë. Ka mjaftuar një udhëzim administrativë që shumë shqiptarëve të ju pasivizohen dokumentet dhe të mos ju vazhdohet letërnjoftimi vetëm pse këta punojnë, studiojnë ose nuk jetojnë në sërbi.

Deputeti shqiptar që i përfaqëson shqiptarët në parlamentin e Sërbise z.Fatmir Hasani, ka filluar t’i grumbullon dokumentet e shqiptarëve që u janë refuzuar ose pasivizuar pas pranimit të regjistrimit dhe përmes rrugës institucionale të kërkon zgjidhjen e këtij problemi.

Lëvizja Qytetare Vatra nga takimi me deputetin z.Fatmir Hasani u dakorduan që të ndihmon në evidentimin e personave që u është refuzuar shtetësia ose i janë pasivizuar dokumentet e shtetësisë.

Ata të cilët kanë pas një problem të tillë, le të lajmërohen në Lëvizjen Qytetare Vatra  tek zëdhënësi i Lëvizjes z. Fikri Mehmeti.

Nr Kontaktues: +377 45 688 973
email add: levizjavatra2013@gmail.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch