Home » Opinione » Qytetari Artan Selimi u prezanton subjekteve politike platformën e përbashkët

Qytetari Artan Selimi u prezanton subjekteve politike platformën e përbashkët

Farmacisti Artan Selimi nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Tiranë ne rrjetin social FB, ka prezantuar një platformë të përbashkët për subjektet politike në Preshevë për të tejkaluar këtë situatë të brisht politike në prag të zgjedhjeve lokale të 24 dhjetorit. Ai pas takimeve që ka realizuar me krerët e subjekteve poltike në Preshevë, ka nxjerr në pah edhe platformën me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Presheves ( si në 1878 Lidhja Shqiptare e Prizrenit ) që udhëheq qytetin tonë për 4 vite.

Shkruan Artan Selimi – Farmacist

Bashkevendasit e mi , preshevare te dashur ! Po ju rrefej ngjarje personale , nga shkurti i ketij viti deri ne tetor ! Kam takuar kreret e 4 partive kryesore , per te nxjerre Preshevën nga bataku ku është zhytur , me keto pika :
1. Per 4 vite partite politike pushojne se funksionuari
2. Krijohet Lidhja Shqiptare e Presheves ( si ne 1878 Lidhja Shqiptare e Prizrenit ) qe udheheq qytetin tone per 4 vite
3. Komuna do te kete Keshill te Kryetareve ( ligjerisht PO nje kryetare formal ) me 5 anetare , Keshill Komunal me 11 anetare dhe Kuvend me 38 anetare !
4. Keta 54 persona per 4 vite pranojne te punojne pa rroga , pa meditje , pa shpenzime , por me parate e tyre , per PRESHEVEN TONE !
5. Ne kete forme kursehen ne total rreth 1.40 milion euro , dhe me keto para menjehere hapen puntori/ndermarrje prej 250 deri 300 punetore , nga familjet me ne nevoje te Komunes .
6. Buxheti i Komunes , administrohet nga 54 personat , me vendim unanim , ne televizion , cdo EURO ne zhvillim . Zero korrupsion ose Krejt te korruptuar.
7. Politika kombetare i delegohet R.Shqiperise per 4 vite .
8. Dergohen 20 student ne Europen Perendimore per tu shkolluar dhe kthehen te udheheqin komunen pas 4 dhe 5 vitesh .
9. Qe Presheva me 2 deputet me te gjitha perfitimet per Komune , jo personale , per 4 vite jane edhe 1.20 milion euro , te hapen 300 vende tjera pune …
10. Me politike racionale taksash shtese mbi 100 vende pune , ama pa vjedhe dhe abuzuar …
11. Etj etj

E dini c’me kane thene , keta qe bertasin Ndryshimi , Shpetimi , Reforma , Shpresa , Shqiptare etj , keta qe miksojne me dashje Flamurin kuq e zi per perfitime politike , qe miksojne Zotin dhe Humanitetin per perfitime politike , qe miksojne Nderin dhe Moralin per perfitime politike , qe thone Kulture Europiane pa qene te tille per perfitim politik , qe shesin Patriotizem pa bere akt patriotik etj !?

ASGJE prej GJEJE ! Me kane refuzuar , me kane skanjuar , me kane shikuar shtrember , mundesisht me mire te mos me kishin njohur !!! Ne vend qe te isha ne ekipin e tyre , u bera barre per ta !!!

Thjesht i kane bere veshet shurdhe , buzet nem , syte e verbuar , telefonin e mbyllur , edhe viberin apo whatsapp apo messanger i kane mbyllur , .. vetem e vetem , te ndajne ate pushtet !!!

Marri e papare !!!
Zoti i vrafte !!!
Populli i Presheves i perbuzte !!!

I sfidoj te gjithe keta publikisht , qe te shprehen per kete platforme , qe te behemi te gjithe Hasan Prishtine , 4 vite dreqi e marrte , buke e djathe tek xhamia po hajme , ama Presheven ta nxjerrim ne drite !!!

Si mendoni , do te lajmerohet ndonjeri !?

ASNJERI , sepse kane zemer te vogel , shpirt te ngushte , jane barkthate , jane te pa ngopur !!!
ASNJERI , sepse nuk dine si eshte te japesh por vetem te marresh !
ASNJERI , sepse jane te verbuar , kane frike nga vetvetja dhe nga shteti ku jetojme , nga qytetari mos ndoshta po ju thone beni kete gje !

Provojeni neper tubime , bejani keto pyetje , do te shikoni me cfare njerezish manipulues keni te beni , me cfare “pijuna” keni te beni , me cfare tipash keni te beni.

Do ta shikoni qe ne liket qe ky shkrim do te marre ! Do te struken si skuthi dhe do te vazhdojne me krekosjen bajate si hamakizem te vertete te bejne fushate manipuluese dhe genjeshtare ne Presheve e neper Europe , a mendojne qe populli po i admiron , kur ne fakt thelle thelle i perbuze !!!

NE, bijte e Presheves , do ta bejme kete gje shume shpejte !!!

PRESHEVA ESHTE E QYTETAREVE TE SAJ !!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.