Home » Kulturë » R A D I K A L I Z M I

R A D I K A L I Z M I

N’Luginë t’Preshevës, ç’na gjeti

Është çmendur, o krejtë mileti

Na ka mbërthyer, o radikalizmi

Me fytyrë tjetër, myslimanizmi!

Me pantollona të shkurtuara

Dhe vajza të reja, të mbuluara

Po na thonë se është “sevap”

Të gjitha femrat me “hixhabë”!

Dhe hoxhallarët s’po na bindin

Se s’kanë lidhje me radikalizmin

Në trojet tona të shqiptarizmit

S’betohen kundër ekstremizmit!

Ishim mësuar shekuj me radhë

Myslimanët si duhet me u falë

Sepse fenë e kemi nga të parët

Mirë e dijm’ si t’falen shqiptarët!

Por na erdhën disa “zotëri”

Që kishin jetuar në Gjermani

Dhe në trojet tona islamin suni

Na rrezikuan drejtimin hanefi!

Anembanë nga kanë studiuar

Hoxhallarët tanë si kanë mësuar

Shumë drejtime të islamit sollën

Përçarje te myslimanët mbollën!

Ata që në Arabi kanë studjuar

Ku veç vehabizmit të lejuar

Asgjë tjetër nuk kanë mësuar

Prandaj, janë duke na sulmuar!

Por hoxhallarë të nderuar

Na islamin drejtë duhet mësuar

Nuk kemi lidhje me vehabizmin

Që kërcënon me ekstremizmin!

Shqiptarët që jetojnë në Ballkan

Që të gjithë nuk janë myslimanë

Prandaj, kujdes duhet treguar

Rreth flamurit të përbashkuar!

Myslimanizmin, në këto troje

Me traditë islame, shekullore

Duhet ruajtur, e duhet mbrojtur

Nga ekstremizmi, pa u ndrojtur!

Ne i përkasim islamit tradicional

Të gjithë myslimanët shqipëtarë

Prandaj, kurrë nuk do të lejojmë

Që askush islamin të na sulmoj!

Të gjithë ne, sa jemi shqiptarët

Me xhelozi i ruajmë nga të parët

Traditat tona fetare ekombëtare

Gjithandej, në trojet shqipëtare!

Nehat Hyseni

22/04/2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch