Home » Histori, Lajme, Vendore » Radosllav L. Pavlloviq, Shpërngulja e Serbëve dhe Arbanasve në luftërat 1876 dhe 1877-1878

Radosllav L. Pavlloviq, Shpërngulja e Serbëve dhe Arbanasve në luftërat 1876 dhe 1877-1878

Instituti Etnografik i Akademisë Serbe, Beograd, 1955-1957

Në luftën e Serbisë dhë Turqisë 1876, kryengritësit serbë nga krahinat ndërkufitare turke Kopaoniku Toplica dhe Llabi, duke luftuar bashkërisht me ushtrinë serbe çliruan familjet e tyre dhe I çuan nga Turqia në Serbi.Me mbarimin e luftës së dytë serbe-turke/187-1878/, Arbanasit, banorët e Toplicës u shpërngulën në LLab dhe në Kosovë, ndërsa familjet serbe ustashe/familje ustashe I quanin familjet e kryengritesve serbë/u vendosen në viset e “çliruara” nga ushtria serbe.Kështu u bë ndërrimi I plotë I popullatës etnike, shkruan Pavlloviqi në f. 1.

Po citojmë Wikepedinë lidhur me: Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881:/ për ta demantuar Pavlloviqin/
“Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t’i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare.”

Poashtu për ta demantuar Pavlloviqin:
“…Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman… prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur.” John Ross
Në pjesën e dytë të vitit 1878 rezidenti britanik në Beograd Gerald Francis Gould ishte ankuar Zotit Salisbury për dëbimeve dhe raportoi se “banorët paqësore dhe të zellshëm” e “luginave të Toplicës dhe Vranjës u dëbuan pa mëshirë me radhë prej pronat e tyre nga serbët”.[63] Gould gjithashtu vërejti se refugjatët u “enden rreth në një gjendje të uritur” dhe ai ishte instrumental për disa kohë të aplikonte presion britanik diplomatike mbi Serbisë për të lejuar refugjatët të kthehen prap në shtëpitë e tyre.[63][65] Ndërsa nënkonsulli i Rusisë në vilajetit të Kosovës Ivan Yastrebov këshilloi guvernatorin vendor osman Nazif Pasha për të parandaluar kthimin e refugjatëve në Serbi, sepse prania e tyre brenda zonës së Kosovës do të përforconte elementin vendore musliman.[13][66]

TNA.FO424/87
Nr.149.
Z.Guldi Markezit të Salisbërit
/marrë më 11 shtator/
/Nr.265. Private dhe konfidenciale/ Beograd, 3 shtator 1879
Imzot,
U takova me Z. Ristiç sot paradite kur u kthyem nga Nishi, me këtë rast ai më njoftoi se çështja e refugjatëve shqiptarë do të zgjidhet me mbështetjen e vet Princ Millanit dhe kështu, në mënyrë konfidenciale do t’i kënaqë edhe Fuqitë e Mëdha. Kërkesa e paradokohshme e Portës së Lartë, e bërë në favor të tyre, drejtuar Qeverisë Serbe, do të trajtohet me një disponim miqësor, kurse koloneli Horvatoviç, komandanti i kufirit jugor, do të ndërmarrë menjëherë masa të duhura, të cilat ai do t’i përdorë për të lehtësuar kthimin në Serbi që t’u japë leje për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Natyrisht, do të varet shume edhe nga mënyra me të cilën do të zbatohen masat e lartëpërmendura…

Aneks
Letërpërcjellëse II Nr.195
Z. Nikolaidesi Z. Guldit
Nish, 23 nëntor 1879

Shkëlqesi,
Megjithëse jam i bindur se Shkëlqesia juaj është i njoftuar për çështjen shqiptare, marr guximin që t’ju dorëzoj kopjen e një raporti të cilin ia kam dërguar më parë ministrit tim, Shkëlqesisë së tij, Sermed Efendiut, për të marrë vesh nëse çdo gjë që kam shkruar për këtë çështje mund të jetë e denjë që ta sigurojë miratimin e Ekselencës Suaj. Prandaj për këtë qëllim po jua bëj të ditur se para aneksimit të Nishit nga Serbia, në një lagje plotësisht të ndarë, e cila për këtë arsye quhej “Arnaut Mahallesi”, kishte rreth 300 shtëpi të banuara me 1500 shqiptarë.

Poashtu Pavlloviqin dhe idetë e tij për Shqiptarët e ardhur në Kopaonik, Toplicë e Vranjë e demantojnë edhe Sabit Ukaj/lexo:Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit/, albanologu Hahn/Udhëtimi Beograd-Selanik, më 1888/, akademiku vienez F.Kanici/lexo Xhemaledin Salihu, Feliks Kanici, Serbia dhe Shqiptarët/ e tjerë.
Në vazhdim të librit Pavlloviqi shkruan për familjet shqiptare, sikur të ardhura në Kopaonik, Toplicë, Vranjë dhe për familjet e ardhura serbe në këto krahina shqiptare.

1. Harta e Shpërnguljes së Serbëve dhe Arbanasve në Luftërat 187-1878

2. Foto nga libri


3.Numri i familjeve arbanase në vednbanimet

Nga Xhemaledin Salihu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch