Home » Lajme, Vendore » Ragami Mustafa – nesër në Prizren takohet me kryeministrin Thaçi dhe ministrin e diasporës Ibrahim Makolli

Ragami Mustafa – nesër në Prizren takohet me kryeministrin Thaçi dhe ministrin e diasporës Ibrahim Makolli

Në kuadër të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit  do të organizohet manifestim dhe konferencë shkencore  4 ditore në Prizren , e cila mbahet nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi .

Në këtë eveniment është i ftuar edhe kryetari i komunës së Preshevës dhe njiherit i PDSH Ragmi Mustafa .

Me këtë rast Kreu Mustafa të dielën në ora 10 –të do të takohet me kryeministrin Kosovar Hashim Thaçi , ndërsa në ora 16 –të ai do të ketë takim edhe me ministrin diasporës Ibrahim Makolli. Sipas informatave mbranda kabinetit komunal, kryetari Mustafa kryeministrin Thaç dhe ministrin Makolli do ti njoftojnë mbi e gjendjen në Luginë , dhe do të kërkojë një qasje më të madhe të qeverisë së Kosovës për Luginën.

Ndërsa sipas ftesës zyrtare Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli e ka ftuar kryetarin Mustafa si mysafirë specialë në Konferencën ndërkombëtare me temë  “ Roli  i Mërgatës  në shtet formim “ , konferencë kjo e cila po ashtu do të mbahet në Prizren.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch