Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa- akuzat e PVD -së fushatë ofensive për zgjedhjet parlamentare serbe

Ragmi Mustafa- akuzat e PVD -së fushatë ofensive për zgjedhjet parlamentare serbe

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka reaguar sot ndaj akuzave të bëra nga PVD , në lidhje me mos menaxhimin e NP publike Moravica i cili ka thënë se nga kur PDSH udhëheq me pushtetin lokal , subvencionimi ndaj Moravicës është rritur për 6 herë më shumë. Për kreun e komunës  ky rast nuk është nëpër komunat tjera e sidomos në komunën e Bujanocit , ku sipas Mustafës gjatë katër viteve të kaluara komunalia në Bujanoc   nën udhëheqjen e PVD -së është në borxhe rreth 1 milion e 400 mijë euro


Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka reaguar sot ndaj akuzave të bëra nga PVD , në lidhje me mos menaxhimin e NP publike MOravica , sh.f prof Ibrahim Kelmendi dhe gjykatës në Preshevë. Sipas kreut të komunës dhe njëherit PDSH , kjo është një fushatë ofensive  para kohe për zgjedhjet parlamentare serbe , kur dihet se në fund të këtij muaji presidenti serb edhe do të shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për Mustafën këto akuza janë drejtuar pushtetit lokal pasi për 2 vitet ardhshme kryetarit të PVD po i rrezikohet pozita e deputetit  për qëllim  dhe pretendimet e tij janë që ai të vazhdojë me këtë post.

“ i bëjë me dije deputetit dhe PVD –ës se menjë siguri të madhe nuk do ta kenë konkurrencë PDSH –ën por as mbështetës siç nuk e ka pas në të ardhmen , sepse PDSH nuk do të angazhohet për punë boshe në cilin do qoftë institucion ka thënë kështu në reagimin e tij kryetari i komunës dhe PDSH Ragmi Mustafa. Ndërkaq sa i përket akuzave për menaxhimin e NP Moravica Mustafa ka thënë se nga viti 2006 kur PDSH udhëheq me pushtetin lokal , subvencionimi ndaj Moravicës është rritur për 6 herë më shumë , duke arritur që kësaj ndërmarr je tia shlyej të gjitha borxhet, dhe çdo vit të filloj punën me zero detyrime. Për kreun e komunës ky rast nuk është nëpër komunat tjera , e sidomos në komunën e Bujanocit , ku sipas Mustafës gjatë katër viteve të kaluara komunalia në Bujanoc   nën udhëheqjen e PVD  është në borxhe rreth 1 milion e 400 mijë euro , e që do të duhet sipas marrëveshjes 40 vite për të shlyer këto borxhe. Ndërkaq sipas kryetarit Mustafa komuna këtë vit për MOravicën ka ndarë 22 milion dinarë , kur dihet se prej 38 milionëve qytetarët paguajnë vetëm 18 milion dinarë për obligime. E kur jemi tek shkolla fillore prof Ibrahim Kelmendi kryetari i komunës në reagimin e tij ka thënë se mjete për shkolla iu kanë ndarë proporcionalishte edhe sh.fpro Ibrahim Kelmendi . Mustafa i ka bërë thirrje kreut të PVD që nëse është deputet i gjithë shqiptarëve është dash të vizitojë edhe shkollat tjera , ku do t shihet se janë kryer investime 10 fish më shumë se gjatë qeverisjes së tij , ku ka pas 10 herë më shumë fonde nga organizatat ndërkombëtare dhe qeveria dhe nuk është investuar sa sot. Për Mustafën shembja e tavanit është një moskujdesi dhe menaxhim i dobët i udhëheqjes së kësaj shkolle. Ndërkaq akuzat e tilla për kryetarin e Preshevës është dash ti adresohen  qeverisë dhe ministrisë së arsimit e cila ka për obligim investimet në ndërtimin e shkollave dhe objekteve përcjellëse. Në fund i komunës së Preshevës dhe i PDSH Ragmi Mustafa , duek iu përgjigjur kritikave të PVD për gjykatën , ka thënë se liderët politik shqiptarë kanë qenë unik duke kundërshtuar rrjetin e ri të gjyqësisë , dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e pushteti lokal por e gjithë liderëve./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch