Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa bisedë me ministrin punëve të brendshme të M. Xhelal Barjami për vendqëndrimin e studentëve nga Lugina

Ragmi Mustafa bisedë me ministrin punëve të brendshme të M. Xhelal Barjami për vendqëndrimin e studentëve nga Lugina

 I N F O R M A T

Në bazë të bisedave të zhvilluara në mes të zv.Ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë  z.Xhelal Bajrami dhe Kryetarit të Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa lidhur me problematikën e rregullimit të vendqëndrimit të studentëve në Republikën e Maqedonisë.

Po shqyrtohet mundësia e dorëzimit kolektiv të kërkesave për vendqëndrimin (vizën) në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Beograd.

Dokumentacioni i nevojshëm për vendqëndrimin (vizën):

–          Vërtetimi se është Student në njërin nga Universitetet e R.M

–          Programin Studimorë të Fakultetit ose drejtimit ku studion

–          Vertetim për sigurim shëndetësor në vendin amë ose fotokopje e libresës së shëndetësisë

–          Deklarata prej prindit se do ta mbajë finansiarisht gjat studimeve

–          Kontrata se ku do të banojë nëse banon në R.M, edhe kjo kontratë duhet të jet e noterizuar (duhet të përpilohet në R.M dhe të noterizohet aty)

–          Letërnjoftimi biometrik ose pasaporta biometrike(fotokopje e noterizuar)

 

 

NJOFTON KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS

PRESHEVË

06.10.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch