Home » Lajme » Ragmi Mustafa dhe Besim Abduli po marrin pjesë sot në mbledhjen e rregullt të Trupit Koordinues në Beograd ku do të bëhet ndarja e buxhetit për investime për vitin 2012

Ragmi Mustafa dhe Besim Abduli po marrin pjesë sot në mbledhjen e rregullt të Trupit Koordinues në Beograd ku do të bëhet ndarja e buxhetit për investime për vitin 2012

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i kuvendit, Besim Abduli po marrin pjesë sot në mbledhjen e rregullt të Trupit Koordinues në Beograd ku do të bëhet ndarja e buxhetit për investimet kapitale për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2012. Sipas burimeve tona Trupi Koordinues për vitin 2012 ka planifikuar gjithsej 203 milion dinarë mjete këto që ende nuk dihet se si do të bëhet shpërndarja, baza e kriteriumit. Në takimin e sotëm po prezantojnë kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve nga Presheva, Buajanoci dhe Medvegja. Gjatë vitit 2011 ky organ qeveritarë kishte siguruar mjete më shumë në dallim me këtë vit në vlerën e përgjithshme prej 253 milion dinarë prej të cilave komunës së Preshevës i ishin dedikuar 104 milion dinarë, Bujanocit 106 ndërsa komunës së Medvgjës i janë ndarë mjete prej 43 milion dinarësh.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch