Home » Lajme » Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu janë takuar sot në Tiranë me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi

Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu janë takuar sot në Tiranë me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, dhe ai i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, janë takuar sot në Tiranë me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topin. Takimi në fjalë është zhvilluar në rezidencën presidenciale, dhe është kërkuar nga vetë presidenti Topi. Gjatë këtij takimi i cili ishte i frymës mjaftë miqësore, njeriu i parë i shtetit shqiptarë, ka shprehur interes të veçantë për gjendjen aktuale politike dhe atë të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës. Kryetari i Komunës së Preshevës, nëpërmjet telefonit në një intervistë për Rtv Presheva, deklaroi se presidenti Bamir Topi, ka shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarve dhe përfshrijen e tyre si qytetarë të barabartë në të gjitha sferat e jetës. Gjithashtu, prej sot janë vurë edhe kontaktet e përhershme me kabinetin e presidentit Bamir Topin. Gjithashtu presidenti i Republikës së Shqiprisë Bamir Topi, pranoi ftesën e përfaqësuesve legjityim të Preshevës, dhe Bujanocit, për vizitë në Luginën e Preshevës. Menjëherë pas takimit, me një komunikatë për opinion, ka dalë edhe vetë presidenca e Republikës së Shqiprisë, ku theksohet mbështetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në realizimin e të drejtave të tyre, ndërsa është theksuar se shteti shqiptrarë do ti ndihmojë ata, sepse me këtë është e paraparë edhe me vetë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Crossroads video writing prompt by denise m http://www.pro-homework-help.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch