Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa inspekton punët në ndërtimin e stacionit shëndetësorë, çerdhes dhe zyrës së vendit në Raincë

Ragmi Mustafa inspekton punët në ndërtimin e stacionit shëndetësorë, çerdhes dhe zyrës së vendit në Raincë

Kështu do të duket projekti multifunksional në BL Raincë. Në këtë objekt do të përfshihet hapësira e çerdhes së fëmijëve,stacioni shëndetësor dhe zyrat e BL Raincë.

E për të parë fillimin e punës së këtij objekti kryetari i komunës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij  qëndroi sot në BL Raincë, sipas tij ky projekt do të ndërtohet me standarde evropiane.Kryetari i Bl Raincë Lulzim Veliu falënderoi pushtetin lokal,pasi ky objekt do të shërbejë në të mirë të gjithë banorëve të këtij fshati. Deri më tani këto tri institucione kanë funksionuar në një objekt shumë të vjetër dhe në mungesë të kushteve adekuate.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch