Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa ka zhvillua një takim miqësor me ambasadorin e Britanisë së Madhe Michael Davenport

Ragmi Mustafa ka zhvillua një takim miqësor me ambasadorin e Britanisë së Madhe Michael Davenport

Në komunën e Preshevës sot u zhvillua takim shumë miqësor në mes të ambasadorit të Britanisë së Madhe Michael Davenport dhe kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë takimit i cili zgjati më shumë se dy orë është biseduar për situatën në komunën e Preshevës dhe më gjerë në Luginë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të filluar më herët. Në takim, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm komunë-ambasadë, është folur edhe arsimin. Me këtë rast Davenport tha se nga kryetari Mustafa dëgjoi problemet në të cilat hasin shqiptarët. Edhe kryetari komunës së Preshevës bëri të ditur se ambasadorin e ka njoftuar me të gjitha problemet dhe tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Ndërsa Davenport u njoftua edhe me projektet që janë duke u realizuar. Ambasadori Michael Davenport kërkoi që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm nga ana e komunës së Preshevës me Ambasadën e Britanisë së Madhe të vazhdojë edhe më tej.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch