Home » Lajme » Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës përmes rrugëve paqësore do të synojë të bëhet pjesë e shtetit të Kosovës

Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës përmes rrugëve paqësore do të synojë të bëhet pjesë e shtetit të Kosovës

Këtë e ka theksuar kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë ekskluzive për Ora News. “Ne synojmë të bëhemi pjesë e saj, jo përmes dhunës apo luftërave, por duke shfrytëzuar metodat e paqes dhe parimit të vetëvendosjes. BE dhe aktorët e tjerë besoj se do të nxisin dialogun në favor të stabilitetit në vend. Ne jemi nën qeverisjen e Serbisë, pavarësisht se 97% e popullsisë janë shqiptarë. Urat e bashkëpunimit në biznes janë një nga synimet, presim ngjarje të tjera edhe në arsim, kulturë. Kohët e errëta kanë mbaruar me komunizmin”, ka theksuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, njiherit i Partisë Demokratike Shqiptare. Kreu i komunës dhe i PDSH –së ka folur edhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet 6 majit në Serbi duke potencuar se PDSH nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare. Kryetari i komunës së Preshevë gjatë këtij emisioni ka folur në mënyrë të detajuar për të gjitha problemet që i preokupojnë shqiptarët e Luginës në një farë mënyre duke e njoftuar dhe opinionin e Republikës së Shqipërisë për gjendjen e mjerueshme të banorëve në këtë trevë.

Emisioni e realizuar në ORA NEWS mund ta ndiqni pas edicionit të lajmeve
RTV Presheva

4 Responses

  1. atnani thotë:

    Pershendetje, tash na del se kryetari na qenka edhe patriot se nese mendon se nuk duhet me marr bjes ne zgjedhjet parlamentare ateher nuk duhet me mar pjes edhe ne ato lokale, nga ku edhe u pasuru ne menyr te pa drejt dhe me mospjesmarrjen ne pdsh ne zgjedhje kishte me ju hjek edhe nje njoll e madhe Lugines se Presheves

  2. atani thotë:

    ne ket interviste Ragmi Mustafa eshte duke ber kampanje zgjedhore se kur i vin zgjedhjet ky meret me patriotizem

  3. aga thotë:

    hehehhe, euu bree njeri per interes cka nuk bon alla ile,ky far kryetari kani her na shpall edhe PAVARSIN E PRESHEVES hhhhee

  4. une thotë:

    alla alla ky her shpall PAVARSIN e presheves, her na bashkon me kosov e shqipni…edhe pak ne evrop ka me shti presheven hhhhe

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch