Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencë e përhershme të komunave dhe qyteteve

Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencë e përhershme të komunave dhe qyteteve

Mustafa -1Promotorët e zhvillimit ekonomik lokal  është tema e konferencën së përhershme për komunat dhe qytetet ku po merr pjesë edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë kësaj konference janë prezantuar rezultatet e projektit që ka për qëllim Përmirësimi e mjedisit të biznesit në nivel lokal.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka marrë pjesë në konferencën  e përhershme për komunat dhe qytetet me temë ‘’promotorët e zhvillimit ekonomik lokal’’.Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave realizohet në kuadër të programit  Mbështetja e pushteteve lokale në serbi në kuadër të procesit për integrimeve evropiane që e financon mbretëria e Suedisë. Gjatë kësaj konference janë prezantuar rezultatet e projektit që ka për qëllim Përmirësimi e mjedisit të biznesit në nivel lokal. Gjatë këtij  prezantimi janë mbajtur dy panel diskutime si bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat në nivel lokal si dhe tërheqja e investimeve. Në këtë panel diskutimi kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrisë për pushte lokal dhe administrim shtetërorë , ministrisë së ekonomisë , shoqatës së ekonomistëve , investitorët e huaj ,këshilltarë të bizneseve lokale , përfaqësues të kompanive  mëdha dhe përfaqësuesit  e komunave dhe  qyteteve./RTP/

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch