Home » Lajme, Rajonale, Vendore » Ragmi Mustafa në Tiranë po merrë pjesë në Panairin “Javët e Biznesit Kombëtarë”

Ragmi Mustafa në Tiranë po merrë pjesë në Panairin “Javët e Biznesit Kombëtarë”

Përfaqësues të shteteve të rajonit janë duke qëndruar në Tiranë ku po marrin pjesë në panairin mbarëshqiptarë “Javët e Biznesit Kombëtarë”. Në panair Luginën e Preshevës është duke e përfaqësuear kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

 

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa është duke qëndruar në Tiranë ko po merr pjesë në Panairin “Javët e Biznesit Kombëtarë”.

Në këtë panair janë duke marrë pjesë përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e edhe ata nga Shqipëria.

Në panairë bizneset shqiptare janë duke paraqitur prodhimet e tyre para të interesuarve. Kjo është edhe një formë e mirë që prodhimet shqiptare të dalin në tregjet europjane dhe atyre botërore pasi po përcillen me interes të madhë edhe nga përfaqësitë diplomatike në Tiranë.

Ndërkaq përveç kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili si bashkëorganizatorë i projektit, në të po marrin pjesë edhe shumë ndërmarrje nga Lugina e Preshevës.

“Javët e Biznesit Kombëtarë” është projektë i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Qeverinë e Kosovës, komunën e Preshevës, komunën e Ulqinit, dhe OEMVP.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch