Home » Lajme » Ragmi Mustafa përshëndet vendimin për njohjen e diplomave

Ragmi Mustafa përshëndet vendimin për njohjen e diplomave

Zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd e ka përshëndetur Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa duke e cilësuar si një vendim shumë pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryetari Mustafa gjithashtu ka thënë se kjo marrëveshje është e mirëseardhur pasi një numër qytetarëve tanë do ta kenë më lehtë të drejtën e punësimit si në institucione publike lokale dhe në ato republikane.

 

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit , për njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës.

Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në dhjetor mirëpo Qeveria Serbe e ka prolonguar duke tentuar që shqiptarëve t’ia mohoj këtë të drejtë. Sipas tij presioni i Brukselit e ka detyruar qeverinë serbe që më fund të njohë diplomat e republikës së Kosovës. Vendimin e njohjes ë diplomave  kryetari Mustafa e cilësuar shumë pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari Ragmi Mustafa më tej ka shtuar se kjo marrëveshje është e mirëseardhur pasi një numër qytetarëve tanë do ta kenë më lehtë të drejtën e punësimit si në institucione publike lokale dhe në ato republikane.Marrëveshja prë njohjen e diplomave arritur dje  ka përcaktuar që diplomat që i lëshojnë universitetet e të dyja palëve do të certifikohen nga Shoqata e Universiteteve Evropiane për qëllime të përdorimit nga pala tjetër për shkollim të mëtejmë dhe/ose punësim në administratën publike.

Ndërkaq gjatë  aplikimit  për certifikim do të duhet të përmbushen disa kushte, siç janë dorëzimi i një diplome, planprogramit studimor dhe certifikatës të notave të përkthyera në anglisht nga përkthyes i certifikuar. Për të lehtësuar aplikimin dhe/ose ndihmuar aplikuesit , SPARK ka hapur një zyrë për “Pranimin e Diplomave Universitare” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch