Home » Lajme » Ragmi Mustafa po merrë pjesë në organizimin e Ministritë të Diasporës Ibrahim Makolli

Ragmi Mustafa po merrë pjesë në organizimin e Ministritë të Diasporës Ibrahim Makolli

INFORMATË

 

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës, njofton se kryetari Ragmi Mustafa, sot është duke qëndruar në Prishtinë, ku po merrë pjesë në organizimin e Ministritë të Diasporës Ibrahim Makolli, në lansimin e projektit të kësaj ministrie “Gjuha Jonë”. Në shoqëri të kryetarit të komunës janë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Në lansimin e këtij projekti madhështorë janë duke marrë pjesë edhe të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, neë numër i Bashkive të Republikës së Shqipërisë, komunave shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare anembanë botës.

Ministria e Diasporës pranë qeverisë kosovare ka vendosur që Luginën e Preshevës, në këtë projektë madhështorë “Gjuha Jonë”, ta përfaqësoj Kryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa.

 

Kabineti i Kryetarit të Komunës, Preshevë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch