Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa pret në takim ambasadorin e SHBA-ve

Ragmi Mustafa pret në takim ambasadorin e SHBA-ve

Ambasadori amerikan e Mustafa-1

 

 

 

 

 

 

 

 

Problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të zgjidhen gjithnjë në koordinim me SHBA-të, nëpërmjet ambasadës së saj në Beograd. Kështu u tha sot pas takimit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me ambasadorin e amerikës Michael Kirby. Ambasadori Kirby edhe njëhërë konfirmoi bashkëpunimin shumë të mirë me pushtetin lokal të Preshevës.

Ambasadori amerikan e Mustafa-2Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kenë mbështetjen e qeverisë amerikane për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore. Këtë e konfirmoi ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby, të cilin në takim sot në Preshevë e ka pritur kryetari komunës Ragmi Mustafa. Atij nga amabasadori Kirby iu premtua se do të ndikojë që të gjitha problemet do të zgjidhen.
Ambasadori amerikan e Mustafa-3Pas takimit i cili zgjati më shumë se 1 orë kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se temë kyçe ishte zgjidhja e problemeve për të cilat ambasadori ka qenë i njoftuar edhe më herët.

E ambasadori Michael Kirby tha se ndjehet i lumtur që gjithmonë ka pasur bashkëpunimin me pushtetin lokal të Preshevës dhe kryetarin e komunës.

Ambasadori amerikan e Mustafa-4Ai si probleme që kërkojnë zgjidhje i përmendi çështjen e papunsisë, hapjen e venkalimeve kufitare, dhe çështjen e arsimit. Ndërsa hapjen e maternitetit e quajti çështje të kryer.

Ambasadori në fund tha se duke parë gjitha këto bashkëpunime që ka, mbetet optimist se problemet do të zgjidhen, por kërkohet kohë e që tash nuk do të jetë kohë e gjatë.

Ambasadori amerikan e Mustafa-5

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch