Home » Lajme, PDSH, Vendore » Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH-së pa asnjë votë kundër & video

Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH-së pa asnjë votë kundër & video

Edhe katër vitet e ardhshme Partinë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, do ta udhëheqë Ragmi Mustafa. Kështu sot kanë vendosur delegatët e kësaj partie në Kuvendin e V Zgjedhor të mbajtur sot në Preshevë. Votimi u bë me aklamacion pasi asnjë anëtarë tjetër i PDSH-së nuk ishte kandidatë për kryetarë.
 

Në Preshevë në mënyrë madhështore është mbajtur Kuvendi i 5 -Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës. Në manifestimin solemn të mbajtjes së Kuvendit të V zgjedhor, pos anëtarëve e delegatëve të PDSH-së morën pjesë edhe përfaqësues të partive politike shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova e Lugina e Preshevës.

Para hapjes së punës së Kuvendit të V Zgjedhor fjalën e mori Ragmi Mustafa, duke elaboruar pikë për pike punën që ka bërë gjatë mandatit të kaluar si kryetar i partisë. Ai edhe njëherë dha arsyetimet se pse PDSH ka qenë kundër Trupit Koordinues, pse janë bojkotuar zgjedhjet parlamentare në Serbi. Por për Mustafën primare është bashkimi i shqiptarëve kur është në pyetje çështja kombëtare.

 
Kuvendin e sotëm e përshëndetën kryetari i Forimt Rinor të PD dhe deputet I kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë Gerti Bogdani me ç’rast solli mesazhet më të ngrohta të PD-së nga kryeministri shqiptar dhe kryetari I Sali Berisha i cili tha se rezultatet e shqiptarëve në përgjithësi po shkojnë drejt Evropës së bashkuar.

Në emër të BDI-së në Republikën e Maqedonisë Kuvendin e PDSH-së e përshëndeti Teuta Arifi, nënkryetare e kësaj forcepolitike që uroi punë të mbarë për zotri Mustafën dhe tha se ky kuvend bëhët në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe se ëndrrat e shqiptarëve kurrë nuk duhen të humbet.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës Kuvendin e përshëndeti prof.dr.Shezai Rrokaj i cili solli me vete mesazhet e Ilir Metës që kurrë në jetën e tij nuk do ta harron pritjen madhështore të tij që ua kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës që ishte mesazh mjaft emocionues. Kuvendi e përshëndetën edhe deputeti i PDSH së Maqedonisë Orhan Ibrahimi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ku i u uruan sukses Partisë Demokratike Shqiptare.

Më pas vazhdoi pjesa e punës e Kuvendit ku u paraqit vetëm një emër për kryetar të PDSH-së Ragmi Mustafa. Kësisoj mu për këtë Kuvendi, gjegjësisht Komisioni vendosi që votimi të bëhet me aklamacion dhe ashtu ndodhi, Ragmi Mustafa u zgjodh me aklamacion pa asnjë votë kundër kryetar i PDSH edhe në mandatin e ardhshëm katërvjecar. Mustafa,fill pas kësaj zgjedhje në foltore i falënderoi për besimin e dhënë për kryetar dhe tha se do të angazhohet për ti realizuar në tërësi objektivat e PDSH-së në përgjithësi.

Kuvendi sot zgjedh edhe Këshillin qëndror dhe pastaj ky zgjedh kryesinë e partisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch