Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetarë i Komunës së Preshevës, bashkë me të zv. kryetari dhe Këshilli Komunal

Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetarë i Komunës së Preshevës, bashkë me të zv. kryetari dhe Këshilli Komunal

Seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës pas konstituimit të Kuvendit dhe verifikimit të mandateve të këshilltarëve komunal pas zgjedhjeve të 6 majit u mbajt sot në sallën e Kuvendit prej orës 10. Pikë e parë e rendit të ditës së sotme ishte Zgjedhja e Kryetarit të Komunës, zëvendëskryetarit të komunës dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Komunal të Preshevës. Më pas kryetari i Kuvendit të Komunës Ramiz Latifi para këshilltarëve lexoi propozim me shkrim për kryetar komune Ragmi Mustafën. E ndërkaq punimet e seancës së sotme vazhduan me propozimin dhënë për zëvendëskryetar komune Skënder Destani si dhe propozimin për anëtarë të këshillit komunal prej njëmbëdhjetë anëtarëve të propozuara nga kryetari Ragmi Mustafa. Pikë e cila shfaqi më shumë polemika në mes të këshilltarëve të pozitës dhe opozitës në seancën e sotme ishte propozimi për zëvendëskryetar të komunës Skënder Destani. Më pas komisioni për votime prej pesë anëtarësh përgatitën procesin e votimit në mënyrë të fshehtë për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarët e këshillit komunal. Nga 37 këshilltarë prezent që ishin votuan gjithsej 22 këshilltar për kryetar të Komunës Ragmi Mustafën si dhe zëvendës kryetarin e komunës Skënder Destanin ndërsa për anëtarë në Këshillin Komunal votuan, Agim Dalipin, Mitat Saqipin, Ilir Sadriun, Llokman Salihun, Arif Ibishin, Xhevat Fazliun, Islam Isufin, Ymer Lutfiun, Agim Kadriun,Ilir Saqipin dhe Naser Sadikun. Në procesin e votimit këshilltarët nga partitë opozitare nuk morën pjesë. Ndërkaq, lidhur me punimet e seancës së sotme Ramiz Latifi tha seanca e sotme shkoi mirë dhe se u përmbyll me sukses. Në fund udhëheqësit e ekzekutivit iu falënderuan këshilltarëve për mbështetjen e dhënë në këto votime. /A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch