Home » Lajme, Vendore » RAGMI MUSTAFA: SHQIPTARËT E JUGUT DUHET TA KENË KULTURËN E SHUMICËS NË SËRBI

RAGMI MUSTAFA: SHQIPTARËT E JUGUT DUHET TA KENË KULTURËN E SHUMICËS NË SËRBI

Përfaqësuesit e pakicave nacionale, Rom, Shqiptarë dhe Bullgar nga Jugu i Sërbisë e kanë paraqitur në Prokuple projektin “Sëbashku drejt interkulturalizmit” qëllimi i të cilit është bashkëpunimi i afërm dhe forcimi I lidhjes mes pakicave kombëtare.

Ky  projekt finansohet me 40 mijë euro nga Unioni Evropianë, dhe ka për qëllim rritjen e besimit mes pakicave kombëtare, pa marrë parasysh, dallimet, kulturore, sociale dhe fetare.

Për herë të parë të rinjët, Shqiptarë, Rom dhe Bullgarë kanë biseduar rreth interkulturalizmit në bashkësinë e tyre realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

“Këta të rinjë nuk e kanë mundësinë e shpeshtë që të shoqërohen dhe bashkëpunojnë dhe detyra jonë është që ti ndihmojmë që ti senzibilojnë bashkësit lokale ku jetojnë me nevojat dhe dëshirat e tyre” ka thënë në tribunë kryetari i këshillit Nacional Rom Vitomir Mihajlloviç.

Përfaqësuesi i pakicës nacionale shqiptare Ragmi Mustafa, gjatë deklaratës së tij sikurse i kishte zgjidhur të gjitha problemet, duke shtuar se, Siguria dhe situata ekonomike e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tash është shumë më e mirë se në vitin 2001 – 2002.

Mustafa gjithashtu ka thënë në Prokuple se, “Shqiptarët në jug jëtojnë si të gjith në Sërbi, por i pengon akcenti që janë pakicë dhe ajo që kanë kulturë krejtë tjetër e cila nuk përputhet me kulturën e shumicës” ka thënë Mustafa, kryetar i grupit parlamentar të PVD.s në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Sipas Ragmi Mustafës, shqiptarët e Luginës së Preshevës në të ardhmën duhet ta dnryshojnë edhe kulturën, e mos vallë edhe fenë që të jemi të njejt me kulturën e shumicës në Sërbi.

 

Fisnik Iseni   “bujanoci.net”

2 Responses

  1. Suadi thotë:

    Ciktij Ragmi patriotit dhe demagogut ma te madh te Bujanocit i ka ra shiu ne kallamoc, vazhdo burr me na shit mend e me ta mbajt ligjerata, vazhdo se ‘GOJA PO TA MARON-PARTIA PO TA MUNDESON” shfrytezoje sa te mundesh se cito te fundit e ki. suadi nga Ternoci i madh.

  2. Me te vertete e pabesueshme dhe nuk ka vend per koment.Por duhet ndegjuar edhe vet Ragmi Mustafen te prononcohet.

    Xhemaledin Salihu, kryetar I Shoqates per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore me seli ne Presheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch